Nė mesnatėn e 6-7 gushtit, teksa e gjithė Tirana fiku dritat, njė fenomen i cuditshėm tėrhoqi vėmendjen e qytetit.
Ajo qė mė vonė gjeti diskutim tė madh, u bė shkas pėr hapjen e njė debati qė ende vazhdon. Nė 7 gusht, sipas pretendimeve te njė videoje amatore, janė vėzhguar tre drita ende tė paidentifikuara.
Qytetarja Rezmie Lulo tregon se dritat ishin tė jashtėzakonshme. “Nė atė moment nuk mendova gjate dhe ato dy minuta i shijova. Tė tre objektet ishin portokalli me formė sferike dhe ishin tė shkėputura”, shprehet ajo.
Por, a u vizitua Shqipėria nė 7 gusht nga alienėt? Aviacioni Civil nuk di tė japė njė pėrgjigje. Pėr kėtė rast kur pamja ėshtė filmuar nga njė amator, ushtria nuk pranon tė prononcohet. Nėse dritat nuk kanė qenė UFO ato nuk kanė qenė as avionė, sepse Ilirian Ciko nga Aviacionit Civil thotė se nė orėn e raportuar nuk ka pasur avionė qė janė ngritur.
Ndėrsa nga ana tjetėr, Remzie Lulo shton: “Fillimisht objektet na u duken afer dhe sa vinte e ngriheshin mė lart. Objekti i parė u shkėput nė veriperėndim. Dy objektet e tjerė ishin zhdukur menjėherė. Ka shumė mundėsi tė kenė qenė UFO”.
Burimi: Top-Channel