Sapo kemi pėrfunduar sė ngrėni njė pjatė ushqim dhe papritur jemi sulmuar nga lemza. Pyesim veten pse ndodh qė sa herė hamė shpejt, shpesh na kapė lemza? Ēka ėshtė lemza, pra? Dhe pasi jemi duke folur pėr kėtė, a keni ndonjė hile si ta hiqni qafe?
Sė pari, lidhur me atė se ēka ėshtė lemza nė tė vėrtetė. Edhe pse mund tė mos duket kėshtu kur ajo zhurmė tėrheqėse del nga fyti juaj, lemza nė fakt fillon me diafragmėn tuaj, muskulin pikėrisht poshtė fytit tuaj, qė kontrakton dhe zgjerohet si frymėmarrja juaj.
Lemza shfaqet kur diafragma juaj kontrakton nė mėnyrė mė fort nė vend se tė kontraktojė mė butė (siē do tė duhej), duke shkaktuar njė thithje tė papritur tė ajrit, e cila ndalet kur ngulfaten telat e zėrit, duke shkaktuar zhurmėn karakteristike �hik!�.
Pra, ēka e bėn diafragmėn tuaj �tė nevrikoset�, nė rend tė parė? Lemza shpesh ndodh kur hani shumė shpejt dhe gėlltitni ajėr shtesė, pini pije tė gazuara, apo hani shumė. Tė gjitha kėto gjėra mund tė irritojnė diafragmėn tuaj, duke shkaktuar tė shkojė nė spazmė.
Zakonisht, shumica e rasteve tė lemzės zgjidhen vetė nė disa minuta, apo mė sė shumti disa orė. Edhe pse rrallė, lemza qė zgjat me ditė mund tė jetė shenjė e njė gjendjeje mjekėsore shumė mė serioze, prandaj duhet tė bisedoni me mjekun tuaj.
Sa i pėrket lemzės sė rastėsishme apo tė kohėpaskohshme qė ėshtė mė shumė e bezdisshme se sa alarmuese, kemi disa truqe qė mund t�i provoni.
Pjesa e parė e shėrimit tė lemzės ka synim tė sjellė mė shumė dioksid karboni nė gjakun tuaj, ēka si pasojė ndihmon tė relaksojė diafragmėn tuaj. Kjo pėrfshin mbajtjen e frymės sa mė shumė qė mundeni, duke marrė frymė nė njė thes letre apo qese pėr njė kohė tė shkurtėr, apo tė pini shpejt njė gotė ujė.
Mjetet tjera? Nuk jemi tė sigurt nėse ka hulumtime klinike qė e pėrkrahin pėrdorimin e tyre, por ka shumė njerėz qė pėrbehen pėr efektin e kėtyre. Ato pėrfshijnė gjėra si pėr shembull tė pini ujė derisa qėndroni me kokė poshtė (nuk jemi tė sigurt se si mund ta bėni njė gjė tė tillė), duke ngrėnė njė lugė sheqer (lugė kafeje), apo t�ju frikėsojė (shastisė) dikush shumė.
Nėse ndonjėherė keni qenė nė njė darkė ku dikush ka pasur lemzė, sigurisht tė keni dėgjuar pėr ndonjė �ilaē� tjetėr tė �smutė�. Argėtimi fillon kur nė tė vėrtetė mund ta bėni njė person tjetėr tė bėjė diēka qesharake (�Tani ēoni kėmbėn tuaj tė djathtė, mbani duart mbi kokė, dhe kakarisni si pulė derisa kėrceni poshtė e lart � pėr besė funksionon!�).