Fruti i mollės pėrmban pėrbėrės kurues dhe ushqyes. Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren frutat e mollės dhe gjethet.Frutat pėrmbajnė rreth 15 pėr qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janė tė pasura nė karotinė (provitaminė A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, tė cilat ndodhen nėn lėkurė. Farat e mollės pėrmbajnė albumina dhe yndyrė. Molla si frutė ka veti freskuese, qetėsuese dhe zbutėse.Ēaji i pėrgatitur me mollė tė ziera pakėson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky ēaj pėrdoret pėr tė zbutur e pėr tė pakėsuar tė kollurit, kundėr zėnies sė zėrit, lehtėson dhimbjet e grykės dhe acarimet e rrugėve tė frymėmarrjes dhe tė vet mushkėrive. Ēaji i mollės ndihmon pėr funksionimin e mirė tė veshkave dhe tė fshikėzės urinare; ai pėrdoret kundėr infeksioneve tė kėtyre organeve. Mollėt rekomandohen tė pėrdoren nga njerėzit me sėmundjet nervore, tė cilat shoqėrohen me pagjumėsi.Ato pėrdoren me efekt kundėr reumatizmave, artritizmit dhe kundėr gurėve. Rezultate tė mira japin edhe kundėr sėmundjeve tė mėlēisė. Gjethet e mollės pėrdoren kundėr helmimeve qė shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave tė mollės ka pėrmbajtje tė lartė vitaminoze. Ajo pėrmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirė tė mollės, nė sasi tė vogla ka dhe vajra eterikė, ndėrsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Pėrveēse pėrdoret si pemė freskuese dhe pėr pėrgatitjen e lėngjeve tė ndryshme dhe tė uthullės, molla pėrdoret edhe pėr pėrgatitjen e ēajrave tė ndryshme shėruese.
Ēaji me lulet e mollės
Ēaji qė pėrgatitet nga lulet e mollės pihet kundėr ftohjeve tė ndryshme, lehtėson etjen, forcon nervat, mushkėritė dhe zemrėn. Gjithashtu, ky ēaj ėshtė njė mjet i mrekullueshėm pėr rregullimin e tretjes. Pėr pėrgatitjen e ēajit nga lulet e mollės duhet qė nė pranverė tė mblidhen lulet e freskėta, tė cilat thahen nė hije dhe pastaj, si tė thara, pėrdoren gjatė vitit. Ēaji nga kėto lule zihet sikur edhe ēdo ēaj tjetėr, por nė vend tė sheqerit ėmbėlsohet me mjaltė.
Ēaji nga rriskat e thara tė mollės
Ky ēaj pėrdoret pėr kėndellje psikike pas punėve tė rėnda, pėr ripėrtėritje tė mėlēisė dhe pastrim tė veshkave. Marrja e mollės sė freskėt dhe e bukės sė zezė pėr disa ditė rresht ndikon mirė nė pastrimin e mukozės sė hundės, ndihmon dhe shpejton tretjen e ushqimit, siguron gjumė tė rehatshėm, eliminon djegėsirėn dhe thartirėn e lukthit, ndikon mirė kundėr reumės dhe arteriosklerozės. Ėshtė e mirė qė posaēėrisht personat e moshuar ta marrin si ushqim tė pandarė me bukė.
Molla
Njė mollė e ngrėnė nė mėngjes ndikon mirė nė pastrimin e dhėmbėve dhe eliminon thartirėn e tepėrt nė gjak. Ėshtė mirė tė merret edhe njė mollė para gjumit, pasi kjo normalizon jashtėqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shėrues pėr jashtėqitjet e shpeshtuara tė fėmijėve. Pėr kėto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate tė mira pėr trajtimin e disa sėmundjeve ka dhėnė edhe pirja e lėngut tė mollės. Mjekėt rekomandojnė pirjen e lėngut tė mollės kundėr sėmundjes sė lėkurės, sėmundjes sė veshkave, fshikėzės sė urinės, hemorroideve (majasėllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lėngut tė mollės nuk lejon formimin e gurėve nė veshka dhe ndikon mirė te personat qė kanė vuajtur nga verdhėza. Nga molla bėhet edhe uthulla e mollės, e cila ėshtė shumė e preferuar tė pėrdoret pėr sallata dhe drejtime tė tjera shėruese.
Astma
Nėse vuani nga astma e kafazit tė kraharorit, duhet fėrkuar me uthull molle, e nėse lėkura ėshtė e ndjeshme, uthullėn duhet ta zbutni me ujė. Me uthull molle bėhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vėshtira tė ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset nė lėkurė, ndėrsa sipėr saj vendoset njė fashė tjetėr e terur.
Pagjumėsia
Uthulla e mollės e pėrzier me mjaltė dhe uje tė nxehtė pihet si mjet qetėsues kundėr pagjumėsisė. Nėse vuani nga dhimbja e kokės nė ballė, vendosni fasha tė lagura me uthull molle dhe ujė: gjysmė gote ujė tė ftohtė, 1 lugė uthull molle dhe pak mjaltė. Fasha ndėrrohet kur nxehet. Kėto fasha mund tė vihen edhe nė pjesėn e pasmė tė qafės. Pėr ti pėrmbushur nevojat ditore me minerale, ēdo ditė nga tre herė duhet tė merren me njė gotė uji dy lugė ēaji me mjaltė dhe dy lugė ēaji uthull molle.