Dyshja e famshme e aktorėve, Robert De Niro dhe Al Pacino, i kanė bashkuar sėrish forcat, por kėsaj pėr tė akuzuar krijuesit e filmit tė tyre tė fundit Righteous Kill, rreth debatit tė orės sė mbajtur nė film.
Gjatė xhirimeve tė dramės sė vitit 2008, Pacino mbante nė krah njė orė tė markės Tutima qė ka nxitur njė betejė legale mes producentėve tė filmit dhe pronarėve tė kompanisė.
Menaxherėt e shtėpisė produktive filmike Millennium kanė akuzuar drejtuesit e Tutima pėr mospagesė tė shumės prej 50,000 dollarėsh pėr njė paraqitje tre sekonda tė orėve tė tyre.
Tash tė dy aktorėt janė ngatėrruar nė rast, duke bėrė akuza kundėr kompanisė distributore tė filmave, Overture Films, duke thėnė se ata kurrė nuk kanė autorizuar ndonjė lidhje komerciale me kompaninė e orėve.
De Niro dhe Pacino kanė akuzuar producentėt pėr shkak se nuk i kanė informuar pėr marrėveshjen me Tutima, duke thėnė se ata nuk do tė pranonin kėtė plan.