Shume njerez kane nje kuti ose raft me karikues te vjeter per telefonat celulare. Edhe pse karikuesit mund te funksionojne mire, per shkak te llojit te vecante te lidhjeve, nuk mund te perdoret i njejti karikues kur behet nderrimi i telefonit.
Pas shume vitesh te perdorimit te karikuesve te ndryshem dhe lidhjeve te llojllojshme mes telefonave dhe pajisjeve te tjera, disa lajme te mira jane ne treg. Se shpejti, te gjithe telefonat celulare do te mund te perdorin te njejtin lloj karikuesi. Ne qershor 2009, 14 nga prodhuesit me te shquar te celulareve u pajtuan qe te perdorin nje standard te vetem. Edhe pse eshte bere marreveshja, ende ka shume pune per tu bere perpara se perdoruesit te shijojne te mirat e plota te kesaj marreveshje. Se fundi, Komisioni Europian dergoi hollesi per standardin qe eshte duke u pergatitur per nderrim.
Vecorite teknike per lidhjet jane te mbeshtetura ne lidhesin micro USB qe shume prodhues te celulareve tashme e perdorin ate. Ju do te mund te gjeni shume lloje te telefonave ne mesin e ndermarrjeve prodhuese qe jane pajtuar qe te perdorin standardin, ne mesin e te cileve mund te permendet Samsung, Apple, Nokia dhe Research in Motion.
Edhe pse shume nga keta prodhues tashme kane filluar te perdorin micro USB per tu pergatitur per nderrim, ju do te mund te vereni nje prodhues ne liste qe ka ngecur me lidhjen e vet - Apple. Lidhesi per Apple iPod eshte zakonisht i pranishem ne nje numer te aksesoreve. Komisioni pret pajisjet e para qe kane karikuesit me hollesi te sakta te standardit te ri qe te paraqiten gjate ketij viti.
Tani eshte koha per industrine qe te shfaqe angazhimin per te shitur telefona celulare per karikuesit e rinj. Karikuesi i zakonshem do ta beje jeten me te lehte per perdoruesit, duke zvogeluar humbjet dhe duke rritur fitimet ne biznes Eshte nje gjendje e favorshme, tha zevendes-kryetari i Komisionit Evropian, Antonio Tajani, qe eshte komisioner per Industri dhe Ndermarrje.