Komedia Milioneri e Teatrit Bylis nė Fier mori tre ēmime fituese nga Festivali i Dramės Shqipe Talia e Flakės qė pėrfundoi pak ditė mė parė nė Gjilan. Ēmimi i aktorit mė tė mirė nė rol kryesor u dha pėr aktorin Luftar Paja me rolin nė komedinė Milioneri, nė tė cilin ai interpreton njė pensionist plak, qė i dėshpėruar nga mospėrkrahja e fėmijėve nė emigracion dhe nga dėshpėrimi i jetės vendos ti japė fund jetės, por pasi ka pirė helmin, ai bėhet fitues i njė llotarie.
Gjatė nje konference per shtyp sot nė Teatrin e Metropolit, Paja u shpreh se ky rol ėshtė mė i ploti pėr tė gjatė gjithė jetės sė tij artistike. Njė e veēantė tjetėr e veprės ėshtė fakti se regjisori Pėllumb Kulla ka ditur tė harmonizojė pėrvojėn artistike tė aktorėve tė vjetėr me atė tė tė rinjve, tha Luftar Paja.
Milioneri, me autor dhe regjisor Pėllumb Kullėn, fitoi edhe ēmimin e dramės mė tė mirė. Nė lidhje me veprėn, Kulla tha se tema ėshtė shumė afėr natyrės sė tij. Jam pėrpjekur tė jem shumė serioz me trajtimin e komizmit qė sjell kjo dramė, tha regjisori Kulla.
Milioneri, qė u shfaq natėn e pestė tė Festivalit tė Dramės Kombėtare Talia e Flakės, trajton njė temė sociale dhe nxjerr nė pah problemet familjare dhe shoqėrore, interpretuar nga aktorėt e Teatrit tė Fierit si: Hasan Bregu, Astrit Hasani, Elona Hyseni, Vasil Vaso, Arqile Lipe, Xhulieta Kulla, Fatmir Xhelili, Shpėtim Shehu, Syzana Prifti, Todi Llupi, etj.
Ēmimi i tretė pėr Teatrin Bylis ishte Mirėnjohja e Festivalit, i cili i shkoi trupės teatrore sė shfaqjes Milioneri. Komedia Milioneri u shfaq premirė nė Fier vjet nė 7 nėntor dhe nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė datat 14, 15, 16 dhjetor 2010. Kjo komedi konkuroi nė edicionin e 20-tė tė manifestimit Flaka e janarit 2010 qė bazohet nė artin letrar, pamor, dramatik, muzikor, pjesė e tė cilit ėshtė edhe Festivali i Dramės Shqipe Talia e Flakės.
Marr nga Ballkanweb.com