Se Apple sėrish ia ka qėlluar shėnjestrės, ėshtė kuptuar qysh me rastin e paraqitjes sė kompjuterit tablet iPad, mirėpo suksesi i tij tani po dėshmohet edhe me numra.



Apple ka njoftuar publikun se numri i pajisjeve tė shitura iPad ka tejkaluar shifrėn prej dy milionė, dhe atė pa u bėrė tamam dy muaj pas paraqitjes sė tij.

Kjo shifėr sė shpejti do tė rritet edhe mė shume kur kihet parasysh se gjatė fundjavės sė kaluar ka filluar shitja edhe nė Australi, Kanada, Francė, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjė dhe Britani tė Madhe, e gjatė korrikut fillon shitja edhe nė nėntė tjera.



Programuesit deri mė tani kanė zhvilluar mbi 5.000 aplikacione tė ndryshme pėr iPad tė cilat shfrytėzojnė aftėsinė e tij Multi-Touch pėr udhėheqje me ekran, e nė pajisje mund tė shfrytėzohen edhe shumica e 200.000 aplikacioneve tė cilat tanimė janė nė dyqanin online tė aplikacioneve App Store tė Apple