Vajza tė bukura dhe futboll. Kėtė herė nuk e kemi fjalėn pėr pasionet e shumicės sė meshkujve, por pėr njė nismė solidariteti.
Ekziston prej vitit 2006 nė Itali njė skuadėr modelesh qė zbresin nė fushat e gjelbra te stadiumeve, per te mbledhur fonde per bamiresi. Ndeshja e tyre e fundit, e luajtur ne stadiumin milanez te 'San Siro' ishte kunder djemve te ish-kampioneve te Juventusit.
I quajne "futbolliste me taka" ose “interi i modeleve” per shkak te prejardhjes se ndryshme te modeleve. Mes tyre luan dhe nje vajze me origjine nga Tirana. Qenderfushorja e majte eshte Klodiana Luku dhe ajo e ka vene bukurine edhe ne sherbim te atyre qe kane me shume nevoje, te femijeve, te semureve apo nismave te ndryshme te solidaritetit.
Kjo skuader luan rreth 20 ndeshje ne vit, kunder formacioneve te tjera te krijuara per te mbledhur fonde. Modele kunder prifterinjve, apo modele kunder politikaneve, natyrisht eshte nje ndeshje qe ofron argetim megjithese futbolli sherben vetem si sfond i vullnetit per te ndihmuar ata qe kane me shume nevoje.