Qindra hakerė, programorė tė kompjuterėve dhe ekspertė tė sigurisė online janė takuar tė mėrkurėn nė Pekin, pėr tė diskutuar mėnyrat sesi tė mbrohen ndaj numrit nė rritje e sipėr tė cyber-sulmeve.

Gjiganti Microsoft ishte sponsor i takimit dy ditor nė kryeqytetin e Kinės, qė tėrhoqi mė shumė se 300 pjesėmarrės nga Kina dhe anembanė botės pėr tė shkėmbyer ide nė pėrmirėsimin e sigurisė sė cyber-hapėsirės.

Nė mesin e pjesėmarrėsve ishin edhe hakerė veteran nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė cilėt theksuan se tani janė nė njė detyrė pėr tė bėrė aleanca me moshatarėt e tyre dhe pėr tė larguar nocionet e cyber-spiunimit. “Ne dėshirojmė tė krijojmė mirėkuptim mes dy kulturave tė hakerėve” tha Colin Ames pėr AFP mė herėt gjatė kėsaj jave nė takimin Black Hat tė organizuar nė Las Vegas.

“Nuk ka kuptim tė thuhet se hakerėt Kinez janė tė kėqij dhe hakojnė pėr qeverinė” tha Ames, i cili ishte pjesėmarrės nė konferencėn e sigurisė XCon nė Pekin.

Kina, qė ishte akuzuar pėr cyber-sulmet e shtuara ndaj Google dhe qeverisė Indiane, ka popullsinė mė tė madhe online prej 420 milion pėrdoruesish.