Receta Gatimi

Ēka po zien Apple? iPhone 5, iPad Mini...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Ēka po zien Apple? iPhone 5, iPad Mini...


    Disa thashetheme interesante janė paraqitur rreth disa produkteve tė reja tė Apple, ku pėrfshihen iPod tė ridizajnuar, njė iPad 7 inēėsh dhe gjenerata e radhės e iPhone.


    Thashethemet bazohen nė njė burim anonim tė blogut iLounge, pėr tė cilin ka dyshim nė vėrtetėsi, por kjo ueb faqe argumenton se burimi i saj ka qenė i saktė dhe i besueshėm edhe pėr pajisje tjera duke pėrfshirė edhe pajisjen iPad.

    Ajo ēka mund tė shohim nė tė ardhmen ėshtė njė iPod Nano i ripėrpunuar , njė iPod Touch i ri dhe sipas tė gjitha gjasave njė iPod 1.7 inēėsh me ekran tė ndjeshėm nė prekje qė do tė zėvendėsoj modelin Shuffle. Sipas iLounge, Apple ka gjasa tė shkurtojė madhėsinė e ekranit 3.5 inēėsh tė tanishėm tė iPod Touch dhe tė sjellė nė treg njė ekran 3 inēėsh.

    Ato qė u than mė lartė nuk do tė duhej tė tingėllojnė pėr ēudi, sepse Apple zakonisht paralajmėron gjatė vjeshtės epod tė rinj dhe njė iTunes tė ridizajnaur. Pėr shembull nė vitin 2009, Apple langoi njė iPod Nano me kamerė, njė iPod Touch mė tė lirė dhe iTunes 9. Njė 1.7 inēėsh i ndjeshėm nė prekje si zėvendėsim pėr modelin Shuffle duket paksa e trilluar, por njė Touch i ri ka gjasa tė paraqitet, nė veēanti kur thashethemet pėr njė kamerė nė kėtė pajisje kanė qenė tė vazhdueshme.

    Pėr sa i pėrket Nano-sė, pajisja veēse ėshtė ripėrpunuar dy herė nė dy vite, dhe vetėm nė rast se do tė shpalos njė palė veēori tė reja apo njė ekran tė ndjeshėm nė prekje, ka pak gjasa pėr njė rifreskim.

    iPad 7 inēėsh



    Thashethemet qė janė duke qarkulluar nė internet po pėrmendin njė iPad mė tė vogėl me ekran 7 inē qė do tė debutojė mė vonė gjatė kėtij viti ose nė fillim tė vitit tė ardhshėm , por deri mė tani nuk ėshtė pėrmendur asnjė specifikė rreth tij, as mundėsia pėr tė pasur kamerė frontale pėr FaceTime e as rezolucioni i pajisjes.

    Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė iPad ėshtė vėshtirė tė thuhet nėse ka apo nuk ka diēka tė vėrtetė. Pajisja ka debutuar nė treg nė muajin janar, dhe nėse kompania ka nė plan njė cikėl tjetėr tė shpalosjeve pėr kėtė pajisje nė fillim tė vitit tė ardhshėm ka mjaft shumė kuptim. Por pastaj disa tė tjerė thonė se iPad i ri mund tė jetė vetėm njė trik mashtrues i kompanisė pėr tė ngjallur ngjarjen vjetore pėr iPod. iPod mund tė ketė qenė pajisje e popullarizuar dikur, por ditėt e sotme raportet e Apple po tregojnė pėr rėnie nė shitje nė pothuajse ēdo ēerek.

    Pėr sa i pėrket thashmeve pėr njė 7 inēėsh iPad, disi kėto mė tingėllojnė si ato thashethemet qė ende vazhdojnė tė qarkullojnė pėr njė iPhone Nano. iPad Mini, pak gjasa ...

    iPhone 5 nė janar?



    iPhone i radhės mund tė paraqitet qysh nė janar tė vitit tė ardhshėm nė njė tentim pėr tė tejkaluar problemet me antenėn me iPhone 4 ka thėnė burimi i iLounge.

    Por kėtė rren, tė cilėn detyrimisht duhet ta themi kėshtu troē, nuk po e beson as iLounge dhe nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet pse. Njė paraqitje nė janar e njė iPhone tė ri pėrshtatet mjaft mirė me thashethemet se Apple ka shtyrė paraqitjen e iPhone 4 tė bardhė pėr tė zgjidhur problemet me kapjen e vdekjes .

    Pavarėsisht se Apple mund tė ketė qenė e ndikuar nga vlerėsimit i publikut nė lidhje me dobėsitė e iPhone 4, numrat e shitjes tregojnė njė realitet tjetėr. Apple ka shitur 3 milion pajisje iPhone 4 gjatė tre javėve tė para nė treg dhe nė bazė tė njė studimi tė kompanisė Nielsen Company ėshtė gjetur se mbi 90 pėr qind e pėrdoruesve tė iPhone do tė qėndrojnė besnik tė tij sesa tė bėjnė njė blerje tjetėr.

    Pra prej tė gjitha kėtyre thashethemeve qė po qarkullojmė duhet t’ju themi njė gjė se iPhone 5 nė fillim tė vitit tė ardhshėm, nuk do tė ketė!

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Apple se pari duhet te zgjidhi problemin me antenen e iPhone 4, dhe me pas te shikoj te tjerat

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Per me tejkalu problemin e iOS4 o ka e qet n`janar iOS5

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Gjithesesi problemi i antenes eshte ne Hardware dhe jo ne software

    mbase vjen ndonje iPad i ri, pasi iPhone akoma nuk eshte perhapur mire!! iPhone 5 mund te vriste versionin 4!

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Pajtohem edhe un me ty / Hardware - Software ?:$ (Spe kuptoj dallimin?:$)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 11:03 PM
  2. Apple do te prezantoje iPad Mini ne Tetor
    Nga vaaldr1n nė forum Apple Mac OSx
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2012, 03:49 PM
  3. iPad Mini del online?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2010, 09:26 PM
  4. Amazon integron Apple iPhone, iPad dhe Android me Cloud
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 04:27 PM