Receta Gatimi

Google shuan projektin Wave


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Google shuan projektin Wave


    Tentimi i Google pėr tė zbuluar pėr sė dyti postėn elektronike ka dėshtuar. Kompania ka bėrė tė ditur se do tė shuaj Google Wave, njė vegėl bashkėpunuese qė tėrhoqi vėmendje tė ndjeshme kur debutoi vitin e kaluar.
    “Wave nuk ka pėrjetuar adoptimin nga pėrdoruesit ashtu siē kemi pritur” shkroi Urs Holzle, zėvendės president i lartė i operacioneve tė Google, nė njė postim nė blogun zyrtar tė kompanisė. “Ne nuk planifikojmė tė zhvillojmė Wave si njė produkt nė vete, por do tė mirėmbajmė produktin sė paku deri nė fund tė vitit, ndėrsa do tė zgjerojmė teknologjinė pėr pėrdorim nė projekte tjera tė Google”.

    Google Wave u lansua nė maj tė vitit qė shkoi nė konferencėn vjetore I/O tė zhvilluesve tė Google, dhe ajo nė vete pėrmbante njė grumbull tė veglave tė komunikimeve si e-mail, mesazhe tė ēastit, wiki bashkėpunim, publikime nė blog e kėshtu me radhė, dhe qė tė gjitha u vendosen nė njė vend pėr tė krijuar njė sistem tė ri tė mesazheve. Njė bisedė grupore u quajt njė “wave” (valė), dhe pjesėmarrėsit e saj ishin nė gjendje tė fusin video, harta, imazhe dhe elemente tjera multimediale nė diskutimin e tyre. Bisedat mund tė ndodhnin nė kohė reale apo pėrmes pėrgjigjeve tė mėvonshme.

    Google Wave ishte krijuar nga dy vėllezėr danez, Jens dhe Lars Rasmussen, tė cilėt ishin energjia prapa njė projekti edhe mė tė suksesshėm siē ėshtė Google Maps. Nė njė intervistė pėr CNN nė vitin 2009 ata theksuan se caku nuk ėshtė vetėm pėr tė krijuar njė produkt tė jashtėzakonshėm pėr ndryshuar mėnyrėn e komunikimit online por pėr tė vėrtetuar se inovacionet janė ende tė mundshme nė njė kompani masive si Google.

    Por projekti i tyre duket se tė mėrkurėn mori vendimin pėrfundimtar negativ, megjithėse nė vete Google Wave u mėsoi shumėēka tė gjithėve. “Wave na ka mėsuar shumė, dhe ne jemi tė lumtur qė kemi qenė pjesė e asaj sesi janė shtyrė kufijtė e shkencės kompjuterike” u tha nė postimin nė blogun e Google. “Jemi entuziastė tė shohim se ēfarė do tė zhvillojnė nė tė ardhmen, sepse ne vazhdojmė tė krijojmė inovacione nė mėnyrė qė tė avancojmė teknologjinė dhe tė zgjerojmė uebin”.

    Ndoshta herėn tjetėr, do ta pėrdorin mė shumė njerėz,sepse siē u deklaruan edhe nė fillim tė projektit inxhinierėt e Google, pėrdoruesit e internetit nuk arrin tė kuptojnė mėnyrėn e shfrytėzimit tė kėtij produkti mė ndryshe tė komunikimit, dhe shumica thanė se shėrbimi ėshtė tepėr i komplikuar dhe konfuz.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nje projekt qe nuk doli fare ne siperfaqe te ujit!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Marredheniet ne cift , rutina shuan fantazine
    Nga erinda nė forum Familja dhe tė Rinjtė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-12-2012, 02:32 AM
  2. Ndihme per projektin e Historis :(
    Nga ulkina nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-04-2011, 09:03 PM
  3. Ndihme per projektin e fizikes :(
    Nga ulkina nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-02-2011, 07:57 PM
  4. Google Wave do tė ketė dyqan online tė aplikacioneve
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 04:53 PM
  5. Se shpejti Google Wave - Vala e Google
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 07:40 PM