Nė tregun amerikan, pajisja ėshtė e paraparė tė mbėshtesė rrjetet, si CDMA dhe GSM.
HTC ėshtė duke e zhvilluar modelin mė tė sofistikuar tė telefonit tė zgjuar, i cili gjithsesi do tė bazohet nė sistemin operativ Android.

Pajisja mendohet tė jetė nė madhėsi tė njėjtė me modelin aktual, HTC EVO 4G, mirėpo me njė ekran paksa mė tė vogėl, ndėrsa kėtė boshllėk pritet se do ta mbush tastiera e plotė QWERTY, e cila hapet ngjashėm sikur tek modeli Motorola Droid.

Modeli prototip i HTC-sė pritet tė ketė njė procesor me 1.2 GHz dhe versionin e fundit tė sistemit operativ, Android 2.2. Pėr specifikat e tjera tė kėtij telefoni tė shpejtė ende nuk dihet, mirėpo ajo qė besohet ėshtė se ky telefon do tė "shkund" konkurrencėn aktuale nė treg.

Shitjet e kėtij modeli pritet tė fillojnė nė pjesėn e parė tė vitit tė ardhshėm.