Google ėshtė duke kėrkuar tė diversifikojė edhe mė tej reklamimin nė internet.
Motori mė i madh i kėrkimit nė botė do tė shesė disa spote televizive pėr rrjetet kabllore tė cilat barten nga DirecTV, ofruesi mė i madh i televizionit satelitor nė SHBA.

Google do tė shesė reklama pėr rrjetet televizive duke pėrfshirė Fox, Sleuth, TV Guide dhe Bloomberg TV, thuhet nė deklaratėn e kėtyre kompanive. Kushtet financiare tė marrėveshjes nuk janė zbuluar.

Google, e cila grumbulloi 96 pėr qind tė tė hyrave tė saj (6.56 miliardė dollarė) nga reklamat nė interneti nė tremujorin e fundit, ėshtė zgjeruar pėr tė shitur hapėsirėn e saj reklamuese nė televizione, pėr tė reduktuar varėsinė e saj nga interneti.

Marrėveshja rriti programin e reklamave nė Google TV pasi kompania ka filluar punėn me Dish Network Corp nė vitin 2007.
Pėr DirecTV, marrėveshja ėshtė njė mėnyrė pėr tė synuar reklamat nė audienca tė veēanta dhe pėr tė joshur ndėrmarrjet qė nuk kanė blerė mė parė spote reklamuese nė televizion.