Frekuentimi i pishinave dhe plazheve pėrveē momenteve tė bukura e relaksuese mund tė sjellė dhe probleme shėndetėsore, nėse nuk tregohet kujdesi i duhur ndaj tyre, probleme tė cilat mund tė manifestohen me shfaqjen e infeksioneve tė shumta nė sy dhe pjesė tė tjera tė trupit.
Dr. Suzana Zhuka
Kėto tė fundit, nėse nuk marrin trajtimin e duhur nė kohė, mund tė mbartin pasoja tė rėnda pėr shėndetin e popullatės, sepse nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kėto infeksione janė ngjitėse dhe mund tė pėrhapen lehtėsisht.
Me fillimin e sezonit tė verės fillojnė dhe problemet e infeksioneve nė sy, qė janė mė tė theksuara nė kėtė periudhė e qė shfaqen zakonisht tek tė gjitha grup-moshat, qė te fėmijėt e vegjėl e deri tek tė rriturit. Kėto infeksione i pėrkasin cipės sė bardhė tė syrit, qė mbėshtjell kokėrdhokun e syrit, dhe mund tė sjellin pasoja tė rėnda, nėse nuk marrin trajtimin e duhur nė kohėn e duhur. Infeksionet nė sy shfaqen gjatė gjithė vitit, por nė kėtė periudhė janė mė tė specifikuara. Nė gjuhėn mjekėsore ato njihen ndryshe si konjitivite sezonale tė verės, si dhe mbartin shenja specifike.
Simptomat janė nga mė tė ndryshmet, kjo varet nga veēoritė individuale tė secilit. Nė shumė raste pacientėt vijnė pranė qendrave shėndetėsore me ankesėn se kanė djegie tė syrit, skuqje dhe fryrje tė organit tė shikimit. Njėkohėsisht karakteristike ėshtė dhe lotimi i vazhdueshėm i syrit. Gjithashtu ka dhe raste kur pacienti nuk duron dot dritėn, qė nė gjuhėn mjekėsore quhet fotofobi. Njė pjesė tjetėr kanė ndjesinė e trupave tė huaj nė sy. Pėr situatat kur infeksionet kanė natyrė bakteriale, mund tė shoqėrohen dhe me sekrecione, tė cilat fillojnė qė nė orėt e para tė mėngjesit. Megjithatė, duhet thėnė se njė konjitivit shumė i pėrhapur ėshtė ai qė shkaktohet nė periudhėn e verės dhe qė vjen nga pishinat. Edhe nė kėtė rast infeksioni prek cipėn e bardhė tė syrit si pasojė e papastėrtive tė pishinave. Kėto tė fundit, duke mos pasur kushtet e duhura higjienosanitare, ndonėse shpesh bėhet klorinomi i tyre, vijojnė tė kenė probleme, pasi nė tė njėjtin ujė futen si fėmijėt, ashtu dhe tė rriturit, duke shfaqur papastėrti tė shumta, qė ndikojnė nė infeksionet e syrit.


Pėr konjitivitin e shkaktuar prej pishinave ka trajtim dhe mjekim specifik. Duke ndjekur njė listė tė caktuar kėshillash tė duhura mund tė eliminohet brenda njė kohe tė shkurtėr e pa probleme. Njė ndėr kėshillat kryesore qė duhet mbajtur parasysh ėshtė nė ujin e pishinave tė zonės sė syve, pra tė mbahet koka jashtė ujit, nė mėnyrė qė ndotja tė mos shkojė nė pjesėn delikate tė lėkurės si dhe tė syve. Kjo pasi lėkura e trupit ėshtė mė rezistente ndaj mikrobeve, ndėrsa koka dhe veēanėrisht sytė janė pjesė mė delikate.
Kohėt e fundit kemi hasur shumė raste kur vetė pacientėt, sapo shfaqen problemet e para u drejtohen farmacive pėr tė marrė trajtimin pėrkatės pa kaluar mė parė te mjeku. Pjesa dėrrmuese e pacientėve bėjnė mė parė provėn e farmacive, duke marrė qetėsuesit pėr infeksionet e syrit, por qė realisht nuk japin efektet e duhura dhe nė jo pak raste pacientėt kanė ardhur nė gjendje tė rėnduar pėr bėrjen e vizitės. Kjo pasi pėrdorimi i kėtyre ilaēeve nuk ka sjellė pėrmirėsimin e shėndetit tė tyre. Aktualisht manifestohen lloje tė ndryshme konjitivitesh, qė kanė dhe trajtime specifike. Farmacistėt, duke mos ditur kategorinė e infeksionit, mund tė japin ilaēe tė cilat nuk japin efektet e duhura nė pėrmirėsimin e tyre, madje mund t’i pėrkeqėsojnė edhe mė shumė. Kėshtu qė ėshtė e kėshillueshme qė fillimisht tė pėrcaktohet saktė diagnoza e sėmundjes dhe mė pas tė merren ilaēet, tė cilat do tė japin dhe efektet e duhura shėndetėsore.
Pacientėt qė paraqiten qė nė fazėn e shfaqjes sė infeksionit shėrohen shumė shpejt pas trajtimit qė u jepet. Ndėrkohė qė, nėse lihet tė kalojė kohė qė nga shfaqja e infeksionit, ky i fundit nga cipa e bardhė e syrit mund tė kalojė nė shtresa mė tė thella dhe tė dėmtojė pjesėt kryesore tė organit tė shikimit. Infeksioni nė kėtė mėnyrė nga cipa e bardhė e syrit kalon nė shtresėn tjetėr qė ėshtė korneja, qė cilėsohet si sėmundje e keratit dhe mund tė dėmtojė shikimin. Problemet duhen mjekuar qė nė fazėn e parė, duke qenė se nuk kanė ndonjė komplikacion dhe mund tė kalojnė shumė shpejt, po tė marrin trajtimin e duhur. Ndėrsa nė rastet kur pacientėt vijnė tė rėnduar, pra kur ėshtė prekur xhami i syrit, atėherė kėrkojnė trajtime tė gjata dhe janė problematike, pasi mund tė dėmtojnė shikimin.
Rekomandimet pėr mbrojtjen e fėmijėve
Kujdes i veēantė gjatė kėtij sezoni duhet treguar ndaj moshave tė vogla, qė janė dhe mė tė ndjeshme ndaj kėtyre problemeve. Ndaj prindėrit duhet tė bėjnė kujdes me dėrgimin e tyre nė pishina apo nė breg tė detit. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė krijohet higjiena e duhur personale ndaj fėmijėve, e cila mund tė shėrbejė si kura parandaluese e shfaqjes sė infeksioneve tė syrit. Kėshtu, fėmijėt duhet tė kenė peshqirėt e tyre personal si dhe nuk duhet tė pėrdorin tė njėjtat pajisje me pjesėn tjetėr tė familjes, pasi rrezikojnė dhe kėtė tė fundit qė t’ia ngjitin infeksioni. Njėkohėsisht duhet qė, kur tė lahen, tė mos zhytin kokėn nė ujė. Kujdes duhet treguar dhe nė lėnien e tyre nė breg tė detit, qė ėshtė dhe zona mė e ndotur pėr shkak tė frekuentimit masiv. Pėrveē kėtyre infeksioneve me natyrė bakteriale gjatė kėsaj periudhe shfaqen dhe konjitivitet virale, tė cilat kanė natyre virale dhe, si tė tilla, kanė tjetėr mjekim specifik pėr t’i trajtuar. Nuk pėrdoren antibiotikė nė kėtė rast. Ndėrkohė qė jepen kėshilla qė kanė tė bėjnė me parandalimin dhe pėrhapjen e mėtejshme tė tyre, duke qenė se janė tė natyrės ngjitėse. Njė ndėr kėshillat kryesore nė kėtė rast ėshtė mospėrdorimi i peshqirėve tė njėjtė me pacientin e prekur nga ky lloj infeksioni, pasi mund tė rrezikohet dhe pjesa tjetėr e familjes.


Manifestimi
Nė shumė raste pacientėt vijnė pranė qendrave shėndetėsore me ankesėn se kanė djegie tė syrit, skuqje dhe fryrje tė organit tė shikimit. Njėkohėsisht karakteristike ėshtė dhe lotimi i vazhdueshėm qė shfaqet te kėta persona. Gjithashtu ka dhe raste tė tjera, kur pacienti nuk duron dot dritėn, qė nė gjuhėn mjekėsore quhet fotofobi. Njė pjesė tjetėr kanė ndjesinė e trupave tė huaj nė sy. Pėr situatat kur infeksionet kanė natyrė bakteriale, mund tė shoqėrohen dhe me sekrecione, tė cilat fillojnė qė nė orėt e para tė mėngjesit.
Mbajtja e syzeve
Personat qė janė tė prekur prej infeksioneve tė syrit, tė ēfarėdo forme qofshin ato, duhet tė tregojnė kujdes ndaj rrezatimit. Kjo pasi gjendja e tyre mund tė rėndohet edhe mė shumė dhe tė shfaqen komplikacione tė rėnda. Pėr kėtė kategori kėshillohet mbajtja e syze, si njė domosdoshmėri pėr mbrojtjen nga rrezet ultraviolet tė diellit, rreze tė cilat janė super tė dėmshme, ndaj duhet siguruar mbajtja e syzeve mbrojtėse UV, me faktor mbrojtės 100. Kėto rreze mund tė bėhen shumė tė dėmshme, duke qenė se ndihmohen dhe nga shtresa e hollė e ozonit.