Ka ndonje gje qe nuk te palqen tu byrazer?
Ka ndonje gje qe nuk te palqen tu byrazer?
Paēe kembesh
Kembet pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyqet) dhe vendosen ne uje te ftohte per 1-2 ore qe t'i largohet era karakteristike.
Kembet e lara vendosen ne tenxhere me uje te ftohte dhe vihen te ziejne.
Pasi te marrin vale, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja ne zjarr te ngadalte duke shtuar qepe, karota, selino, piper te zi te vluar, dafine dhe kripe.
Mundesisht qepa me pare te piqet ne pllake te sobes. Zierja vazhdon derisa mishi te shkeputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten ne copa dhe lihen ne nje ane.
Ne nje tenxhere ku kemi hedhur dhjame ose gjalpe, kaurdisen mishrat, shtohet lengu i tyre, lihen te marrin vale,
hidhet pak spec djeges dhe gjate vendosjes ne pjate hidhen hudhra te shtypura me uthull dhe piper i zi.
Paēja mund te perkatitet edhe e perzier me koke e kembe bashke. Ne kete rast behet edhe me e shijshme.
Per 4-5 persona duhen:
Leng kembesh 1 liter,
kembe lope 2 cope,
kembe te bagetive te imeta 10-12 cope,
gjalpe 50g,
spec djeges sipas deshires,
kripe,
piper,
hudhra 4-5 thelpinj,
uthull 2-3 luge gjelle,
qepe 1 kokerr,
karota 2-3 cope,
selino 1 rrenje.
Saltin boka romana..
5 fileto vici nga 80 gr secila
salce domatesh e marinuar 200 gr
hudher 1 thelb
vere e bardh 100gr
gjalp 100gr
sallator 60 gr
ullinj 40gr
djath kackavall 100gr
vaj ulliri pak
I marrim bifteket e rrahur me sater dhe i hapim me pellemben e dores i kriposim dhe i hedhim pa piper te bardhe,
pastaj mariim sallatorin dhe e presim ne kubik te vegjel kurse djathin kackavall e presim ne ne nje trashesi sa nje cigare si nga gjatesia ashtu edhe nga gjeresia dhe me ullinjte ashtu veprojme i presim ne copa.
Mbasi i kemi mbeshtjelle bifteket ne formen rrule i mbyllim me nga nje stika dente.....
gjalpin pasi e hedhim ne tigan e leme sa te shkrij ne gaz te ulet dhe hedhim bifteket rrule i skuqip nga tegjitha anetdhe i shuajme me veren.
I leme nja 10 min dhe shtojme salcen me hudhren i leme per 3 min dhe i servirim me pak djath kackavall.
Ju befte mire
Emaus boll se 100 Kg ka shku ai, edhe pacet i duhen!
Bej shala me laken. Ti je njesh dhe flm per gjithe keto receta!
Kam bere nje tave ne furre sot, te lepish gishtat
Tave me cfare? Mos na e hiq trunin tani!
Saltin boka romana.. nuk kam provuar kurre.Do tabej
Daku dhe ti nuk je keq 99 kg
O lake, ca eshte kjo gjeja? Kur ta besh jepi edhe shokut ta provoje!
Une kam fillu dieten vllai tem!
Patjeter po ti je me diete keshtu u dogje
Ah ere qelbesin i poshter!
Do tua shkruaj nje dite tjeter kete taven qe bera sot, se spo gjej nja dy emra gjerash si u thone ne shqip
Un dua byrek me qep dhe mish
Eskallop derri ose viēi nė tigan
Pėr eskallop pėrdoret mish i butė derri ose viēi tė njomė.
Tuli i mishit pritet nė drejtim tė kundėrt tė fijeve tė tij, rrihet, i hidhet kripė e piper, kalohet nė miell dhe skuqet nga tė dyja anėt nė yndyrė tė nxehtė.
Copat pasi tė jenė skuqur, shuhen me verė, shtohet piper i shtypur, fletė dafine dhe kripė, mbulohen me kapak dhe lihen nė zjarr tė ngadalshėm 2-3 minuta.
Sipas dėshirės mund tė shtohen domate tė grira hollė, tė cilat lihen dhe 5 minuta tė tjera derisa tė avullohet lagėshtira e tepėrt.
Eskallopi shoqėrohet me garniturė perimesh tė ndryshme, tė cilat mė parė janė zier dhe kaluar nė yndyrė.
Pėr 4-5 persona duhen:
mish tul 500 g,
vaj 4-5 lugė gjelle,
miell 1 lugė gjelle,
verė 1/2 filxhan ēaji,
domate 3-4 kokrra,
kripė,
piper,
dafinė 1 fletė dhe perime tė ndryshme pėr garniturė rreth 1.5 kg.
Byrek me presh
Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem.
Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.
Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.
Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset ne forme trekendeshi.
Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.
Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.
Pergatitja per 2 veta:
5-6 speca (nga ata qe perdoren per tu mbushur)
2 domate te pjekura
3 filxhane kafeje oriz (mund te jete dhe oriz ezmer)
3 luge vaj ulliri
disa fije kopre
nje luge gjelle salce speci te kuq
1 qepe e madhe ose 2 qepe mesatare
kripe,piper i zi
200 ml uje
Pritini qepet holle , po keshtu dhe 1 domate.(Njeren nga domatet ruajeni per ta perdorur si kapak per te mbyllur specat).Ne te njejten kohe grijeni kopren holle dhe bashkojeni ne nje tas me qepen,domaten e grire holle dhe siper shtojini vajin,kripen,piperin).Ne nje tas tjeter perzini salcen me ujin.Nga ana tjeter hiqjani specave farat dhe shplajini mire.Me pas mbushini me harxhin qe treguam si me siper dhe mbulojini me pak domate siper si kapak.
Me pas vendosini ne tenxhere dhe pasi ti shtoni dhe ujin e perzier me salcen siper lejini te zihen ne zjarr te ulet duke i kthyer anen pas njefare kohe.Servirini te nxehte.
ja ta them un nje qe e boj sa hap e mbyll syte eshte me teper kur perton ose nuk ke kohe te gatuash pace
quhet BLT B=bacon, L=lettuce, T=tomato
merrr 2 feta buke te thekura i lyen me majonez apo mustard si pas deshires vendosim lettuce(sallate) ne njeren nga fetat e thekura pastaj mbi sallate vendosim tomato(domate) dhe mbi domate bacon(jan rripa te hoole mishi qe kur piqen jan shume te shishme) bacon duhet te jen te pjekura nese nuk kini bacon mund te perdorni sallam te prere ne feta te holla, mbi bacon apo sallamin vendosim feten tjeter te bukes dhe ju befte mire.
Kujdes daje se paske marre nga Amerikont! Do na vish 100 kilsh knej!Mesazhi origjinal i postuar nga PoLiGrAfIkSi\";p=\"12093
O EMAUS PO AJO TAVA E KOSIT OSE TAVA E ELBASANIT NUK BEHET ASHTU SIC E KE SHKRUAJTUR TI.
PER TA PERGATITUR DUHEN EDHE VEZE QE TE PERZIHEN ME KOSIN.PASTAJ CDO NJERI E BEN SIPAS DESHIRES PO SMUND TA QUAJME TAVE ELBASANI
Tave Peshku
Per 4 persona
Marrim 4 peshq Koc pak te medhenj i qerojme i lajme i shtojme ne nje tave marrim kripe te zeze nja 1.5 kg ja hedhim siper peshkut qe ta mbulojme fare e fusim ne furre me temperatur 180 grade.Kur te behet i heqim peshqit nga tava i pastrojme nga kripa i bi dhe lekura vete peshkut.Cfare te hash e papare.
O lake nuk behen turshi keshtu keta? i kile e gjysem kripe?Mesazhi origjinal i postuar nga LAKJA\";p=\"12214