Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė zbuluar qė aksonet jo vetėm qė transmetojnė informatėn, por ato mund ta kthejnė atė lartė ose poshtė me njė stimulim tė caktuar.
Burimi: University of California – Irvine
Shkencėtarėt e dinė qė informacioni ndėrmjet qelizave trunore udhėton nėpėrmjet zgjatimeve tė quajtura aksone. Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė zbuluar qė aksonet jo vetėm qė transmetojnė informatėn, por ato mund ta kthejnė atė lartė ose poshtė me njė stimulim tė caktuar.
Ky zbulim mund t’i ndihmojė shkencėtarėt qė tė zhvillojnė terapi pėr ērregullimet psikiatrike, siē janė depresioni dhe skizofrenia, pėr tė cilėt ėshtė menduar se pjesėt e ndryshme tė trurit nuk komunikojnė nė mėnyrė korrekte mė njėra tjetrėn. Deri mė tani shkencėtarėt kanė menduar se nė korteksin trunor (ku ndodh pjesa mė e madhe e proceseve tė vetėdijes), informata ėshtė proceduar nė trupin e qelizės. Nga ky studim sugjerohet qė aksonet duhet tė konsiderohen si vend i pėrpunimit tė informacionit.



Studimet kanė filluar tė tregojnė se kompleksi i pėrpunimit tė informacionit, dhe ndoshta vetė vetėdija, mund tė rezultojnė nga aktiviteti i koordinuar ndėrmjet shumė pjesėve tė trurit tė lidhura me tufat e aksoneve tė gjata. Problemet e njohjes mund tė ndodhin vetėm atėherė kur kėto zona nuk komunikojnė siē duhet me njėra tjetrėn.
Funksioni i vetėdijes realizohet kur miliona qeliza trunore komunikojnė me njėra tjetrėn nė tė njėjtėn kohė. Njė qelizė trunore ka njė rrjet degėzimesh tė quajtura dendrite, nėpėrmjet tė cilave i pranon informatat nga qelizat tjera dhe i proceson ato. Trupi i qelizės pastaj e lėshon informacionin e pėrpunuar nėpėrmjet njė aksoni nė mbaresėn qė lidhet me dendritin e qelizės tjetėr. Nė mbaresėn nervore lirohen lėndėt kimike e quajtura neurotransmiterė, duke mundėsuar qė informacioni tė kalojė nė qelizėn pranuese. Deri mė tani shkencėtarėt kanė menduar se aksonet ishin vetėm fije qė pėrēonin sinjalet nga pika A nė pikėn B. Por, ėshtė gjetur se nėse e stimulon aksonin, sinjali mund tė alternohet, sikurse tė lėvizėsh butonin e zėrit te radioja.