Shkencėtarėt nė Belgjikė thonė se kanė arritur tė zhvillojnė njė metodė tė re qė nė mėnyrė tė saktė tė diagnostifikojnė cilėt pacientė me probleme tė kujtesės kanė mė shumė mundėsi qė tė sėmuren me Alzheimer. Alhzeimer ėshtė sėmundje qė shkakton humbje kujtese.
Kėrkuesit thonė se metoda qė teston nivelet e proteinės nė lengjet e boshtit kurrizor tė pacientit, mund tė ēojė drejt njė ere tė re nė trajtimin e Alhzeimerit. Kjo sėmundje pėr njė kohė tė gjatė ėshtė konsideruar e pashėrueshme.
Ky kėrkim i ri shkencor ėshtė botuar tė martėn nė “Archives of Neurology”, njė gazetė e njohur shkencore e SHBA-ve pėr mjekėsi.
Gazeta shėnon se shkencėtarėt kanė kėrkuar nė mėnyrė intensive pėr shenja biologjike tė Alhzeimerit qė nga viti 1990 kur njė grup punues arriti tė nėnvizojė shenjat ideale biologjike tė kėsaj sėmundjeje.
Sėmundja e Alhzeimerit fillon sė paku njė dekadė para se tė shfaqen simptomat e para tė sėmundjes. Nė tė shumtėn e rasteve, simptomat bėhen tė dukshme kur dėmtimet e shkaktuara nė trurin e njeriut janė tė pakthyeshme.