Pėr dallim prej kompjuterėve tė tanishėm tė kontrolluar nga truri, qė kėrkojnė nga pėrdoruesi tė imagjinojė bėrjen e lėvizje fizike pėr tė kontrolluar njė kursor nė ekran, teknologjia e re do tė jetė nė gjendje tė interpretojė drejtpėrsėdrejti fjalėt e menduara.


Shkencėtarėt e Intel janė duke krijuar njė hartė tė detajuar tė aktivitetit tė trurit pėr fjalė individuale qė mė pas mund tė pėrshtaten me aktivitetin e trurit tė dikujt qė pėrdor kompjuterin, duke i mundėsuar makinės tė pėrcaktojė fjalėn qė po mendon ai.

Testimet preliminare kanė treguar se kompjuteri mund tė punojė me fjalė duke shikuar pėr mostra tė ngjashme nė tru dhe duke kėrkuar pėr dallime kyēe qė sugjerojnė ēfarė fjalė mund tė jenė. Dean Pomerlau, njė hulumtues i lartė pranė Intel Laboratories, tha se momentalisht pajisjet qė kėrkojnė tė nxjerrin detaje tė mjaftueshme rreth aktivitetit tė trurit janė ende tė papėrshtatshme, siē ėshtė rasti me skanerėt e rezonancės magnetike qė pėrdoren nė spitale.

Por ai tha se puna ėshtė duke vazhduar nė prodhimin e pajisjeve mė tė vogla qė mund tė pėrdoren si kufje dhe qė mund tė prodhojnė tė njėjtin nivel tė detajeve. “Kompjuteri pėrdor njė formė prej 20 pyetjesh pėr tė kuptuar se cila ėshtė ajo fjalė” tha ai. “Pra njė emėr me pronėsi fizike si njė lopatė, me tė cilėn ju groponi, prodhon aktivitete nė korteksin motorik tė trurit, siē ėshtė gjithashtu edhe zona qė kontrollon lėvizjet fizike. Njė fjalė e lidhur me ushqim si pėr shembull mollėn, prodhon aktivitete nė kėto pjesė tė trurit tė lidhura me urinė. Kėshtu qė nė kėtė mėnyrė kompjuteri mund tė pėrcaktojė secilėn fjalė qė po mendohet dhe lejon pėrcaktimin e shpejtė tė fjalės qė po mendohet.”

Intel veēse ka punuar me njė prototip qė mund tė detektojė fjalėt si “kaēavidė”, “shtėpi” dhe “hangar”, duke matur rreth 20.000 pika nė tru. Por teknologjia e skanimit do tė bėhet mė e sofistikuar, me rritjen e aftėsisė sė kompjuterit pėr tė dalluar mendimet.

Justin Ratner, drejtor i Intel Laboratories dhe CTO i kompanisė tha se leximi i trurit ėshtė ndėrfaqja ultimative. “Do tė ketė shqetėsime rreth privatėsisė por ne do t’i tejkalojmė ato. Por ajo qė ėshtė e qartė ėshtė se njeriu nuk ėshtė i kufizuar qė tė pėrdor vetėm tastierėn dhe miun”. /pcworld.al