Shtėpia e Bardhė, historia e ndėrtesės mė tė rėndėsishme nė botė


Njė ndėrtesė ė mrekullueshme, me njė histori po aq tė mrekullueshme dhe mbresėlėnėse. Ēdokush nga ne ka dėgjuar pėr Shtėpinė e Bardhė nė SHBA, por jo tė gjithė dinė diēka mė tepėr rreth saj. Pėr rreth 200 vjet, Shtėpia e Bardhė ka shėrbyer si simbol i presidencės, qeverisė sė SHBA-sė dhe amerikanėve.
Projekti
Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti Xhorxh Uashington nėnshkroi Aktin e Kongresit, nė dhjetor tė vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do tė qėndronte nė njė zonė “qė nuk i kalon 25 kilometra katrorė, mbi lumin Potomak”. Presidenti Uashington, bashkė me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhėn vendin pėr rezidencėn e re, e cila tani ėshtė “1600 Pennsylvania Avenue”. Mė pas u zhvillua njė konkurs pėr gjetjen e njė ndėrtuesi tė “Shtėpisė sė Presidentit”. U pranuan nėntė propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndėrtimi filloi, kur u hodh guri i parė i themelit, nė tetor tė vitit 1792. Edhe pse presidenti Uashington ndoqi ndėrtimin e shtėpisė, ai nuk jetoi kurrė aty. Qė prej asaj kohe, ēdo president ka bėrė ndryshimet dhe shtesat e tij. Shtėpia e Bardhė ėshtė, pavarėsisht tė gjithave, shtėpia private presidentit. Shtėpia e Bardhė ka njė histori unike dhe tėrheqėse. I ka mbijetuar zjarrit nė vitin 1814 dhe njė zjarri tjetėr nė Krahun Perėndimor nė vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president. Gjatė presidencės sė Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtėpisė, me pėrjashtim tė katit tė tretė u rrėzua dhe rinovua krejtėsisht.
Ndėrtimi
Ndėrtimi i Shtėpisė sė Bardhė nisi mė gurin e parė tė themelit, mė 13 tetor 1792, pa asnjė ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtėpisė u ndėrtuan kryesisht nga punonjės skllevėr dhe tė lirė afrikano-amerikanė, si dhe nga evropianė tė punėsuar. Pjesa tjetėr e punės u krye nga emigrantėt, tė cilėt s’kishin akoma shtetėsinė. Muret me gurė ranorė u ngritėn nga emigrantėt skocezė tė punėsuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa mė e madhe e punės me tulla dhe suva u krye nga emigrantėt irlandezė dhe italianė. Ndėrtimi fillestar u zhvillua nė njė periudhė prej tetė vitesh dhe me njė kosto 232,371.82 dollarė (2.4 milionė dollarė me vlerėn e vitit 2005). Shtėpia e Bardhė ishte gati pėr banim rreth datės 1 nėntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punės bėnė tė nevojshme ndryshimin e planit tė mėparshėm tė inxhinierit francez Pierre l’Enfant pėr njė “pallat” qė do ishte pesė herė mė i madh se shtėpia qė u ndėrtua aktualisht. Shtėpia e ndėrtuar, fillimisht pėrmbante dy kate nė vend tė tre qė ishin planifikuar. Kur pėrfundoi ndėrtimi, muret e ndėrtuar me gurė ranorė u lyen me njė pėrzierje gėlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhėnė shtėpisė ngjyrėn e saj karakteristike dhe emrin.
Emri
Ndėrtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtėpia e Presidentit”. Tė dhėnat mė tė hershme tė emrit “Shtėpia e Bardhė” janė tė regjistruara nė vitin 1811. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri qė pėrdorej nė kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “Ė/////hite House – Ė/////ashington” duke e gdhendur nė tė gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrės “The Ė////hite House” me fjalėn “Ė////ashington” poshtė i pėrket administratės sė Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndėrtuar dhe disa vite pas presidencės sė Xhorxh Uashington, ekzistojnė teori se emri tradicional i shtėpisė sė presidentit tė SHBA mund ta ketė origjinėn nga shtėpia e Martha Custis Uashington, “Ė/////hite House Plantation” nė Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parė i kombit dhe bashkėshortja e tij ishin njohur nė mesin e shekullit tė 18-tė.
Shtėpia e Bardhė sot
Qė prej restaurimit “Kennedy” ēdo familja presidenciale ka bėrė disa ndryshime nė dhomat e tyre private nė Shtėpinė e Bardhė, por ndryshimet nė Dhomat Shtetėrore duhet tė aprovohen nga Komiteti pėr Mirėmbajtjen e Shtėpisė sė Bardhė (mė parė njihej me emrin Komiteti i Arteve tė Bukura Kennedy). Me qėllimin e ruajtjes sė integritetit historik tė Shtėpisė sė Bardhė, komiteti punon me Familjen e Parė, zakonisht me Zonjėn e Parė pėr tė implementuar planet e propozuara tė familjes.
Krahu Perėndimor
Nė Krahun Perėndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit tė tij tė ngushtė, prej rreth 50 vetash. Krahu Perėndimor gjithashtu pėrfshin Dhomėn e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punės dhe ku takohet kabineti i SHBA-sė. Kjo pjesė e ndėrtesės ėshtė pėrdorur pėr filmimin e serialit “The Ėest Ėing”.
Krahu Lindor
Krahu Lindor, i cili ka hapėsirė shtesė pėr zyra, i ėshtė shtuar Shtėpisė sė Bardhė nė vitin 1942. Aty ndodhen zyrat pėr stafin e Zonjės sė Parė dhe Zyra Sociale e Shtėpisė sė Bardhė. Rosaly Carter nė vitin 1977 ishte e para qė vendosi zyrėn e saj personale nė Krahun Lindor duke e quajtur atė formalisht “Zyra e Zonjės sė Parė”. Krahu Lindor u ndėrtua gjatė Luftės II Botėrore.
Dhoma e Verdhė Ovale
Dhoma e Verdhė Ovale ėshtė njė dhomė nė formė ovale e pozicionuar nė pjesėn jugore tė katit tė dytė tė Shtėpisė sė Bardhė dhe ėshtė zyra e presidentit tė SHBA. E pėrdorur fillimisht si dhomė
vizatimi, gjatė presidencės sė John Adams ajo u pėrdor si librari, zyrė dhe dhomė pritjeje familjare. Sot ajo pėrdoret pėr pritje tė vogla dhe pėr tė pėrshėndetur krerėt e shteteve para Darkės Shtetėrore.
Kapaciteti
Nė Shtėpinė e Bardhė janė 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palė shkallė. Nė shtėpinė zyrtare tė presidentit tė SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorė.
Emri
Nė kohė tė ndryshme tė historisė, Shtėpia e Bardhė ėshtė njohur si “Pallati i Presidentit”, “Shtėpia e Presidentit” dhe “Rezidenca Ezekutive”. Presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “Ė////hite House – Ė////ashington”.
I pari
Presidenti James Polk (1845-’49) ishte i pari qė ka dalė nė fotografi. Presidenti Theodore Roosevelt (1901-09) ishte i pari qė ka udhėtuar jashtė vendit, kur vizitoi Panamanė. Presidenti Franklin Roosevelt (1933-45) ishte i pari qė udhėtoi me avion.
Kuzhina
Nė Shtėpinė e Bardhė ndodhen pesė kuzhinierė me kohė tė plotė, tė cilėt duhet tė jenė nė gatishmėri nė ēdo moment. Nė kėtė mėnyrė, kuzhina e Shtėpisė sė Bardhė ėshtė nė gjendje t’u shėrbejė darkė rreth 140 tė ftuarve njėkohėsisht.
Kostoja
Ndėrtimi fillestar u zhvillua nė njė periudhė prej tetė vitesh dhe me njė kosto 232,371.82 dollarė (2.4 milionė dollarė me vlerėn e vitit 2005). Edhe pse s’kishte pėrfunduar akoma Shtėpia e Bardhė ishte gati pėr banim rreth datės 1 nėntor 1800.
Zbavitja
Nė Shtėpinė e Bardhė ka njė sėrė ndėrtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive pėr presidentėt. Aty ndodhet njė fushė tenisi, pishinė, njė kinema, pistė vrapimi, si dhe shpeshherė organizohen koncerte tė ndryshme.
Restaurimi Kenedi
Zhaklin Kenedi, bashkėshortja e presidentit Xhon F. Kenedi kreu njė restaurim tė zgjeruar dhe historik tė shtėpisė. Ajo kėrkoi
ndihmėn e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” pėr ta ndihmuar me veprat e artit, shumė prej tė cilave vazhdojnė tė jenė aty. Vepra tė tjera arti tė periudhės Kenedi i janė dhuruar donatorėve tė pasur tė Shtėpisė sė Bardhė, familjes Krouninshield, Jane Engelhard, Jayne Urightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmės pariziene tė dekorimit “House of Jansen” ishte personi qė u punėsua nga zonja Kennedy pėr ta ndihmuar nė dekorim. Periudhat e ndryshme tė republikės sė hershme dhe historia botėrore u zgjodhėn si tema pėr ēdo dhomė, stiuli federal pėr Dhomėn e Gjelbėr, perandoria franceze pėr Dhomėn Blu, perandoria amerikane pėr Dhomėn e Kuqe, Luixhi XVI pėr Dhomėn e Verdhė Ovale dhe stili viktorian pėr studion e presidentit, e riemėruar Dhoma e Traktatit. U pėrzgjodhėn mobilje antike, si dhe copėra dhe prerje tė bazuara nė periudhėn historike, nė tė cilėn ishin prodhuar dokumentet.
Dhoma e Ngrėnies se Presidentit
Dhoma e ngrėnies sė presidentit ėshtė nė katin e dytė tė Shtėpisė sė Bardhė, pranė qoshes veri-perėndimore. Ajo u krijua nė vitin 1961, gjatė administratės sė John F. Kennedy. Ajo dhomė ėshtė pėrdorur mė parė si dhomė gjumi dhe ndenjeje. Ajo ėshtė ngjitur me njė kuzhinė tė vogėl dhe lidhet me njė korridor tė vogėl me kuzhinėn e madhe nė katin pėrdhes.
Dhoma e Pritjeve Diplomatike
Dhoma e Pritjeve Diplomatike ėshtė njė prej tre dhomave ovale nė Shtėpinė e Bardhė. Ajo ėshtė nė katin pėrdhes dhe pėrdoret si dhomė pritjeje pėr ambasadorėt e shteteve qė prezantojnė kredencialet e tyre, ceremoni kjo qė mė parė ėshtė kryer nė Dhomėn Blu. Kjo dhomė ėshtė pjesa hyrėse nė Shtėpinė e Bardhė dhe ka katėr dyer qė e lidhin me dhomat e tjera.
Dhoma Blu
Dhoma Blu ėshtė njė prej tre salloneve shtetėrore nė katin e parė tė Shtėpisė sė Bardhė. Ajo shquhet, gjithashtu, pėr formėn ovale. Dhoma pėrdoret pėr pritje dhe ndonjėherė edhe pėr darka tė vogla. Ajo dekorohet gjithnjė me ngjyrė blu. Ajo ka gjashtė dyer dhe tre dritare. Dhoma Blu ėshtė e mobiluar sipas stilit tė perandorisė franceze.