Veze princeshe
Perberesit:
Nje veze (ose dy, sipas deshires)
Nje gote qumesht (i skremuar ose jo)
Nje ose dy karrota
Djathe (te bardhe ose kackavall sipas deshires)
Vaj ullir (sipas deshires)
Rigon
Kripe
Pergatitja:
Ziejme qumeshtin ose e nxehim (nese e kemi qumesht nga ai i bleri me tetrapak qe nuk ka nevoje te ziehet) dhe hedhim brenda kripen dhe vezen te parrahur dhe ne zjarr te ngadalshem i hedhim qumeshtin siper me luge derisa te mpikset veza sipas deshires. E heqim nga zjarri dhe ia grijme karroten siper si dhe i hedhim rigonin. Nese duam, i shtojme djathe dhe vaj ulliri.
Ju befte mire!
Provojeni se eshte shume e shijshme dhe shume praktike. Kete model e kam provuar vete ne fillim por kam degjuar me vone se keshtu e gatuanin edhe ne nje vend nordik, nuk me kujtohet se ku
p.s. - emrin ia kam ngjitur vete, po gjetet ju ndonje me te mire, ia ndrojme, por mua mu duk vertet si ushqim per princesha sepse eshte i shijshem dhe shume estetik