Kompania australiane “Skylifter” ka shpikur fluturaken e cila mund tė bart peshėn deri nė 150 tonė dhe deri nė 2.000 kilometra largėsi. Nga kompania theksojnė se fluturaket e tyre njė ditė do tė mund tė bartin edhe objekte tė plota nga njėri vend nė tjetrin.

Fluturakja ėshtė e dizajnuar nė formė tė diskut, sepse siē theksojnė ekspertėt, shumė mė lehtė ėshtė tė udhėhiqet me njė tė tillė, sesa me fluturake e cila ka formė standarde.


Sipas detajeve tė publikuara, fluturakja do tė vihet nė lėvizje me ndihmėn e helikave tė cilat mund tė lėvizin pėr tė ndryshuar kahje, e pesha e cila bartet do tė kapet nė mes nė mėnyrė qė fluturakja tė jetė stabile dhe e baraspeshuar.

“Skylifter” tanimė ka prodhuar prototipin e quajtur Betty, i cili ėshtė tri metra i gjerė dhe mund tė bart afėr gjysmė kilogrami peshė. Po ashtu, ėshtė dizajnuar edhe prototipi i balonės prej 18 metrash, por pa motorė, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.


Kompania planifikon qė brenda tre muajve tė ardhshėm tė prodhoj prototipin e plotė, i cili do tė jetė 45 metra i gjerė.

Udhėheqėsit e kompanisė shpresojnė se njė ditė balonat gjigante do tė mund tė bartin spitale dhe ndėrtesa tjera tė rėndėsishme nga zonat e goditura nga katastrofat.