Shumė aplikacione tė disponueshme nė FB u kanė dhėnė informacion kompanive tė ndryshme mbi identitetin e miliona pėrdoruesve, gjė qė dhunon njė nga normat e privatėsisė tė rrjetit social, sipas gazetės Wall Street Journal.
Programues tė aplikacioneve mė popullore kanė transmetuar informacione tė tilla si emrat e pėrdoruesve apo miqve tė tyre tek kompani hetimi, pėrfshirė kėtu edhe emrat e atyre tė cilėt kanė vendosur privatėsinė mė strikte tė mundshme qė mund tė lejojė FB nė profilin e tyre, transmeton TCH.

“Kjo gjė shkel hapur rregullat e kėtij rrjeti social dhe rihap ēėshtjen e aftėsisė sė FB pėr tė ruajtur informacionin e pėrdoruesve tė tij”, shton gazeta.

Farmville dhe Texas Holdem Poker janė dy nga aplikacionet tė cilat kanė pėrhapur informacione tek kompani tė tjera.

Shumica e aplikacioneve tė tilla nuk janė krijuar nga programuesit e FB, por nga programues tė tjerė qė nuk kanė lidhje me rrjetin e njohur social.