Apple Inc ka thėnė tė premten se nuk do tė dėrgojė nė treg kompjuterė Mac me Adobe Flash tė para-instaluar, pasi qė kompania po vazhdon tė vendos barriera ndaj softuerit nė fjalė.

Vendimi i Apple nuk bllokon funksionimin e Flash nė kompjuterėt e saj – sikurse qė ėshtė i ndaluar nė iPhone dhe iPad. Pėrdoruesit ende do tė jenė nė gjendje tė shkarkojnė dhe instalojnė Flash lexues, qė pėrdoret me tė madhe pėr tė shikuar video nė ueb.

Apple edhe publikisht ka qenė armiqėsor ndaj Flash dhe vet Steve Jobs ka kritikuar Adobe, dhe e ka quajtur atė njė kompani dembele dhe me produkte tė mbushura me vrima. Adobe nė anėn tjetėr ka reaguar duke e quajtur Apple kompani shumė tė kufizuar dhe tė mbyllur.

Nė mes tjerash, Apple ka bllokuar zhvilluesit qė tė pėrdorin Flash pėr tė ndėrtuar aplikacione pėr pajisjet e saja mobile, por kompania lėshoi paksa pe muajin e kaluar para rregullatorėve nė SHBA. Apple tė mėrkurėn shpalosi gjithashtu shpalosi njė MacBook Air ultra tė hollė, qė gjithashtu do tė paraqitet nė treg pa Flash tė para-instaluar. E nė kėtė mėnyrė pa Flash do tė paraqiten edhe kompjuterėt tjerė tė Apple. /pcworld.al