Google ka njoftuar se gjatė nėntė muajve tė parė tė kėtij viti ka blerė 40 kompani dhe pėr to ka shpenzuar gjithsej 1.6 miliardė dollarė.
Sipas raportit zyrtar tė dorėzuar nė komisionin amerikan pėr letra me vlerė, kėtė vit Google mesatarisht ka blerė 4.4 kompani pėr muaj.
Tri blerjet kanė tė bėjnė me AdMob pėr tė cilėn Google ka paguar 681 milionė dollarė, Slide pėr tė cilėn ka dhėnė 179 milionė dollarė, si dhe On2 Technologies ēmimi i sė cilės ka qenė 123 milionė dollarė. Mirėpo, kompania deri nė fund tė shtatorit ka lidhur edhe 37 marrėveshje mė tė vogla tė blerjeve vlera e pėrgjithshme e tė cilave ėshtė 626 milionė dollarė.
Nė kėto blerje nuk ėshtė pėrfshirė edhe blerja e kompanisė ITA Software pėr 700 milionė dollarė e cila ende pret miratimin e organizmave pėrkatėse rregullatore.
Duke marrė parasysh se Google ka rreth 33 miliardė dollarė para tė thata, mbetet tė pritet qė edhe nė tė ardhmen e afėrt do tė vazhdojė me tempon e njėjtė tė blerjeve tė kompanive. /Telegrafi/