- Skllavja Izaura
-
I/e Perjashtuar
- Reputacioni
- 0
Skllavja Izaura
Historia qe ka emocionuar boten, edhe ne ekranin e TV Klan. Skllavja Izaura, nje nostalgji e padiskutueshme, per here te pare ne versionin me te ri dhe me te plote. Skllavja Izaura, soap opera me suksesin me te madh ne te gjitha vendet ku eshte shfaqur. Brazili i mesit te shek te XIX per here te pare, ne gati 200 seri, e gjithe jeta, vuajtjet, dashuria dhe deshira e madhe per te qene e lire e skllaves me te bukur ne bote, Izaura. Skllavja Izaura, soap opera me e ndjekur ne vitin 2005 ne Kontinentin Amerikan.
Telenovela "Skllavja Izaura" bazohet ne romanin e Bernardo Guimaraes.
Izaura (Bianka Rinaldi), lind ne vitin 1835, ne fermen e Komandantit Almeida (Rubens de Falco), ne Campos (Rio de Janeiro). Ajo eshte vajza e Julianes se bukur (Valquiria Ribeiro), skllaves se Komandantit, dhe pergjegjesit te fermes, Migelit, (Jackson Antuenes). Juliana vdes pak ore me vone nga lindja e femijes, dhe Izaura rritet dhe edukohet nga Gertruda (Norma Blum), gruaja e komandantit, e cila ka dashur gjithmone te kete nje vajze. Megjithe edukimin e shkelqyer dhe lekuren e bardhe, Izaura eshte skllave e komandantit, sepse ajo ka lindur nga nje nene skllave.
Pas tregimit te historise se dashurise mes skllaves Izaura dhe pergjegjesit Migel dhe lindjes se Izaures, ngjarjet e telenoveles zhvendosen ne vitin 1854, kur Izaura eshte 19 vjeē dhe eshte nje femer e bukur dhe nje zonjushe keshtjelle. Gjithēka nderlikohet ne jeten e saj kur Leonsioja, djali i komandantit, kthehet ne ferme dhe i lind nje pasion i forte per Izauren, por per shkak te problemeve financiare Leonsioja eshte i detyruar te martohet me Malvinen (Maria Ribeiro), vajza e Kolonelit te pasur Sebastian (Paolo Figueiredo). Megjithate ai perpiqet ta joshe Izauren dhe lakmon qe zonjusha e bukur Izaura te behet dashnorja e tij.
Gertruda kerkon ti jape lirine Izaures se saj te dashur, por ajo vdes para se ta realizoje qellimin e saj. Pas vdekjes se Gertrudes, vdes edhe Komandanti Almeida. Leonsioja djeg testamentin ku ishe shkruar marreveshja per lirimin e Izaures dhe behet "pronari" i saj.
Jeta e Izaures perkeqesohet me vdekjen e Gertrudes dhe Komandantit. Leonsioja behet sa vjen dhe me kembengules, dhe pasioni i tij sekret per skllaven zbulohet. Leonsioja nuk pranon tia shese Izauren, Migelit, babait te skllaves, i cili per 20 vjet me radhe ka kursyer para per te blere lirine e vajzes se tij. Me pas shume e trishtuar Malvina kthehet ne shtepine e babait te saj, Kolonelit Sebastian. Ne kete menyre, Izaura eshte ne dispozicionin e Leonsios, i cili e kercenon se do ta ndeshkoje nese nuk i pergjigjet pasionit te tij per te. Izaura do te arratiset me te atin per te mos i pranuar detyrimet e Leonsios.
Izauren dhe Migelin i ndihmon per tu larguar Kontesha Tomasia (Mayara Magri), gruaja qe kishte vuajtur me Leonsion, sepse ai e braktisi ate dhe e la pa para kur u martua me Malvinen. Me vone Tomasia u be shume e pasur kur u martua me Kontin Kampos (Carlo Briani) dhe u be Konteshe.
Izaura strehohet ne nje ferme te vogel prane San Paolos, ku mban nje emer te rreme, Elvira, dhe jeton larg gjithēkaje dhe larg te gjithe njerezve te qytetit. Megjithate, perkrahesi i heqjes se skllaverise, Alvaro (Theo Becker) e njeh, sepse atij i pelqen te lahet prane vendit ku jeton Izaura. Mes tyre lind nje dashuri.
Pas disa kohesh, Alvaroja kembengul per ta ftuar Izauren ne nje feste, ku e njeh Martinoja, kapiteni i Bush-it, i cili po e kerkonte. Alvaroja e mbron Izauren dhe perpiqet ta ndaloje Martinon qe te mos e marre Izauren, por gjykatesi vendos qe Izaura ti jepet pronarit te saj. Leonsioja vjen ta marre.
Megjithate, Leonsioja ishte lidhur perseri me Malvinen, e cila ishte kthyer ne shtepine e tij dhe tani ajo e ndalon qe ti bjere ne qafe skllaves Izaura. Malvina kerkon qe Leonsioja ta realizoje deshiren e prinderve te tyre dhe ti jape lirine Izaures. Leonsioja, qe ka mbetur troke dhe eshte i varur nga parate e vjehrrit te tij, detyrohet te pranoje, por per tu hakmarre me te, vendos ti jape lirine Izaures me kushtin qe ajo te martohet me Belkiorin e perbindshem dhe gungaē (Ewerton of Castro), kopshtarin e fermes.
Megjithate, Kontesha Tomasia, vendos ta beje Leonsion te paguaje per te gjitha mizorite e tij. Ajo perdor te gjitha parate e saj per te perkeqesuar gjendjen e tij te keqe financiare, ne fillim Leonsion dhe pastaj vjehrrin e tij, Kolonelin Sebastian. Kontesha dhe Alvaroja shpetojne hipoteken e te gjitha pasurive te patundshme te Leonsios, perfshire edhe skllaven Izaura. Ajo nuk perben me interes per Leonsion ne diten kur ajo do te detyrohet te martohet me Belkiorin e tmerrshem gungaē. Ne ferme, per shkak te ngjarjeve, Leonsioja vritet, ne menyre misterioze, brenda ne dhomen e tij.
Edhe pas vdekjes se Leonsios, Izaura vazhdon ende te vuaje nga veshtiresite me Branken, sepse ajo nuk pranon te humbe Alvaron per Izauren.
Thelbi me i rendesishem i kesaj telenovele eshte lufta per liri, heqja e skllaverise, dhe rritja e te korrave te kafese, ne Brazil.
-
Drejtuesit e Forumit
Administrator
- Reputacioni
- 10
Re: Skllavja Izaura
Ku jepet ky Altin?
Ca na kujtove tani, e mbaj mend si tani kur jepej ne Shqiperi megjithese kam qene e vogel.
-
I/e Perjashtuar
- Reputacioni
- 0
Re: Skllavja Izaura
Kete e jep TV Klan por me aktore te tjere
Scroll