Google ka gjasa qė mė nė fund tė shpalos detaje tė mėtutjeshme rreth progresit nė projektin Chrome OS.

Kompania ka dėrguar ftesa tek mediet pėr nė event qė pritet tė mbahet me 7 dhjetor, nė San Francisco duke theksuar se aty planifikohet tė shpalosen disa lajme shumė interesante rreth Chrome. Por detaje tjera nuk janė bėrė tė ditura.

Chrome OS ishte paraparė qė tė paraqitet nė treg para fundit t ė kėtij viti, por momenti i paraqitjes duket se ėshtė shtyrė pėr disa javė, pasi qė Google duket se mezi ka arritur tė kompletojė njė beta version tė softuerit, qė pritet tė tregojė se ēfarė mund tė presin konsumatorėt nė vitin 2011 kur do tė jetė gati versioni final.

Ideja prapa Chrome OS ėshtė qė tė krijohet njė sistem operativ i lehtė me bazė nė shfletues qė do tė mund tė punojė vetėm nė aplikacione uebit, e nė anėn tjetėr tė mos merret me aplikacione natyrale.

Njė mundėsi tjetėr pėr kėtė event ka gjasa tė jetė edhe pėrgatitja e Google pėr lansimin e Chrome Web Store, e cila gjithashtu ėshtė paraparė tė jetė nė treg mė herėt gjatė kėtij viti, por nuk ndodhi ashtu. PCWorld Albanian do t’ju njoftojė me kohė pėr ēfarėdo ndryshimi dhe prezantimi qė do tė bėhet nė kėtė event. /pcworld.al