Google ka thėnė se fillimi i vitit tė ri – 2011, do tė jetė koha kur kjo kompani do tė fillojė me shitjen e platformės sė saj tė televizionit, tė njohur tashmė si Google TV. Kėtė lajm e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i kėsaj kompanie, Eric Schmidt gjatė pjesėmarrjes sė tij nė panairin e pajisjeve elektronike nė Berlin.


Ata qė nuk kanė dėgjuar pėr kėtė shėrbim tė Google, tė cilėn kompania paraprakisht e ka prezantuar nė media, bėhet fjalė pėr platformėn e cila do tė pėrfshijė tė gjitha ueb-shėrbimet e kompanisė Google nė televizorin tuaj.

Nė kėtė mėnyrė, pėrdoruesit mund tė shfletojnė internetin, pėrmes ekranit televiziv, njėsoj sikur e bėjnė atė nga kompjuteri i tyre personal, duke iu falėnderuar naviguesit tė veēantė i cili bazohet nė sistemin operativ tė kėsaj kompanie, Google Chrome OS.

Google TV nuk funksionon ngjashėm sikurse Apple TV, e cila bazohet nė pajisje, pasi qė shėrbimi mė i ri i gjigantit tė kėrkimit nė internet, do tė jetė i integruar nė televizor. Njė model tė tillė tė televizorit, tashmė e ka prodhuar kompania Sony, ndėrsa tė gjitha karakteristikat e kėtij modeli ju keni pasur mundėsinė t’i shihni nė Telegrafi.com.