Aktualisht kompania Apple ėshtė bėrė me tė vėrtetė e fortė. Produktet e saj janė tė pranuara mirė, shitjet dhe tė ardhurat e saj po rriten, derisa aksionet e saj po duan ta prekin qiellin.

Para pak muajsh Apple madje ka arritur tė largojė nga froni Microsoftin si kompania mė e madhe teknologjike nė botė si dhe u bė e dyta, respektivisht treta nė botė sipas kapitalizimit tė saj (pas Exxon dhe PetroChina). Tė ardhurat e saj vjetore aktualisht janė rreth 65 miliardė dollarė, qė janė shumė para, dhe kjo shifėr ėshtė edhe mė interesante nėse shikohet nė perspektivė.

Sllovenia, siē besoj tė janė njoftuar shumica e lexuesve tė portalit tonė, ėshtė njė shtet ish-jugosllav. Ky shtet ballkanik ka rreth dy milionė banorė tė cilėt pothuajse arrin tė jetojnė nė paqe. GDP-ja (bruto prodhimi vendor) i saj gjatė vitit 2009 ishte rreth 24.000 dollarė pėr kokė banori apo 49 miliardė nė total.


Sllovenėt janė njė popull i vogėl sa qė fqinjėt bėjnė shaka me kėtė punė, por gjithsesi janė njerėz krenar dhe tė zotė, tė cilėt ia kanė bėrė mundimin pėr tė qenė aty ku janė tani. Kur flitet pėr gjėra tė vogla, sot nuk ėshtė e aq pazakontė qė korporatat e mėdha tė kanė tė ardhura mė tė mėdha se GDP-ja e njė shteti tė vogėl, por nėse njė kompani ka mė shumė para se GDP-ja e njė shteti, kjo ėshtė bukur qesharake. Por, Apple peshon mbi 50 miliardė dollarė (11 miliardė para tė thata plus 14 miliardė nė sigurime afatshkurtra tregtimi, plus 25 miliardė nė sigurime afatgjata tregtimi), qė do tė thotė se Apple ėshtė nė gjendje tė blejė tėrė prodhimin vjetor tė produkteve vendore tė Sllovenisė.

Sigurisht qė Apple nuk do ta bėj kėtė gjė, por me gjasė do tė duhet tė bėj diēka me tėrė kėto para qė ka. Po qarkullojnė spekulime se kjo kompani po dėshiron tė blejė rrjetin mė tė popullarizuar pėr shoqėrim online Facebook (vlera e pėrafėrt 33 miliardė), duke u fokusuar nė pagesa mobile, dhe shumė tjera. Do tė jetė interesant tė shihet se ēfarė do tė ndodhė, por padyshim se Steve Jobs do tė dijė tė bėj gjėnė e duhur.

Kompania ėshtė shumė e shėndoshė, kėrkesa ėshtė e madhe, prandaj do tė ishte njė punė e lehtė pėr t’u bėrė. Veē shihni kėto fakte interesante mė poshtė, tė cilat paraqesin rastin Apple - Slloveni. Shihet qartazi sa e vogėl ėshtė Sllovenia. /Telegrafi/