Paralelisht me Hondan e cila ka bėrė thirrje pėr tėrheqjen e rreth 1.35 milionė automjeteve, pėr servis tė pėrkohshėm janė shtyrė edhe Volkswagen e Chrysler, dhe atė pėr arsye shumė mė tė fortė sesa Honda.


Volkswagen ėshtė shtyrė qė tė tėrheqė gjithsej 377.286 njėsi tė modeleve Jetta/Jetta SportWagen, Golf/Rabbit, New Beetle/New Beetle Cabrio, e si arsye pėrmendin problemet e mundshme nė sistemin e furnizimit tė karburantit.

Pėr shkak tė mundėsisė se lėshimit tė karburantit ekziston mundėsi reale pėr ndezje tė zjarrit. Deri mė tani nuk ėshtė shėnuar asnjė rast, por problemi ėshtė zbuluar brenda vet kompanisė. Nė kėtė tėrheqje janė pėrfshirė Jetta e Golf tė prodhuar nga 2007 deri mė 2009, si dhe njėsitė e modelit Beetle tė prodhuar nė mes tė 2006 e 2010, e qė kanė tė bėjnė me tregun amerikan.


Ndėrkohė, Chrysler ka filluar tėrheqjen e 367.000 njėsi tė modeleve Town and Country dhe Dodge Grand Caravan tė viteve 2007-08, dhe kėtė pėr shkak tė problemeve nė instalimin e pajisjeve tė aklimatizimit, ku si pasojė e kondensimit mund tė vjen deri tek puna e parregullt e jastėkut tė ajrit. /Telegrafi/