Kompania PointAbout nxori ne qarkullim para pak ditesh nje produkt/sherbim te quajtur AppMakr, i cili u mundeson atyre qe kane nje blog ose nje site te krijojne iPhone App-in e tyre shume shpejt dhe lehte!




Sic eshte e ditur qe nje menyre publikimi te nje siti sot eshte krijimi i nje app-i per iphone, por koha dhe vlera qe kerkohen per te krijuar nje app dhe per te dale ne qarkullim mbas aprovimit te Apple, jane shpesh faktore pengues.

Keshtu qe, AppMakr vjen per te ndryshuar keto faktore dhe i merr persiper te gjitha, dhe me disa levizje shume te vogla nga perdoruesi, mund te kete gati app-in e tij per iPhone - ne te cilin bashkengjit materialin qe ndodhet ne internet duke e marre RSS feeds-et perkatese - brenda pak minutash.

App-i do te jete gati ne moment per shikim nepermjet app simulator, por dhe do te dergohet ne Apple per aprovim - e cila parashikohet se mund te zgjase deri ne dy jave.

I njejti app do ofroje mundesine e shikimit offline ngaqe depoziton te dhena, ndersa pervec informacioneve qe merr nga RSS feeds mund te shtoje dhe feeds te tjera si nga twitter, youtube dhe sherbimeve te tjera.

Perdoruesi mund te ndryshoje ikonen dhe ngjyrat e ketij app-i deri dhe (shume thjeshte) te dizainit dhe ne cfare shfaqet ne interface gjithashtu e rendesishme eshte se mund te shtoje reklame duke zgjedhur nga nje liste sherbimesh.

Mund te shikoni videon ku u krijua iPhone App-i per Maclife.com brenda 27 sekondash(!) poshte:



Ndersa informacione te me tejshme mund te shikoni ne: AppMakr Site

Cmimi i ketij produkti AppMakr eshte ose $199 duke perdorur developer account te AppMakr (do te shfaqet logoja e AppMakr ne hapje te produktit) ose $499 nese doni te perdorni developer account tuaj - duke pasur gjithmone mbeshtetjen e kompanise per publikimin dhe manaxhimin e produktit.


Shpresoj qe se shpejti te shikojme edhe lirentin ne iphone

Burimi nga mashable]