Shėrbimi gjigant MSN i kompanisė Microsoft ėshtė pėrballė me njė varg ankesash tė pėrdoruesve tė tij tė cilėt thonė se u janė fshirė llogaritė e tyre tė e-mailave nė Hotmail, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Njė numėr i madh i pėrdoruesve nė forume kanė vendosur tė zbrazin frustrimet e tyre pėr shkak tė inboxit tė zbrazėt, e tani pėr tani nuk dihet nėse kjo ėshtė punė e Microsoftit, i cili e ka MSN-in nėn pronėsi, apo bėhet fjalė pėr njė vepėr tė hakerėve.

“Ju lutem tė mė ndihmoni t’i kthejė. Tė gjitha informatat mbi fėmijėt e mi dhe fotografitė janė aty”, ka shkruar tė shtunėn njė pėrdorues me emrin Zacgore.


Tjerėt ankohen se shumica e e-mailave nga inboxet e tyre janė dėrguar nė dosjen pėr porosi tė shlyera. Ende nuk dihet se sa ky problem ėshtė i shpėrndarė, e vlen tė theksohet se e-mailin e Hotmail e shfrytėzojnė rreth 360 milionė njerėz. Teknikėt pėrgjegjės pėr mbėshtetje nė kėtė shėrbim theksojnė se janė tė vetėdijshėm pėr problemin dhe se janė duke punuar nė rregullimin e tij.

Nga Microsoft theksojnė se me gjasė bėhet fjalė pėr njė prishje tė kufizuar, dhe u kanė kėrkuar falje pėrdoruesve tė kėtij shėrbimi. Nė forumin e tyre ankesat janė shkruar 476 faqe ankesa nė lidhje me kėtė problem, e ato datojnė qysh nga fillimi i nėntorit tė vitit tė kaluar.