Nėse mundet Oprah Winfrey, pse nuk mundet edhe shkolla. Katėr shkolla tė mesme nė njė njėrėn prej qendrave mė tė mėdha financiare nė botė, Singapor, kanė filluar tu shpėrndajnė nxėnėsve tė vet Apple iPad pėr ti liruar ata nga bartja ditore e ēantave pėrplot me libra.
Shkolla e lartė pėr vajza Nanyang ka shpenzuar 100.000 dollarė pėr blerjen e 150 kompjuterėve iPad pėr 140 nxėnės dhe 10 mėsues. Ky projekt pilot tani pėr tani u mundėson nxėnėsve tė lidhen nė internet dhe me anė tė tabletėve tė tyre tė shkarkojnė libra, doracakė dhe materiale tjera edukimi tė cilat u nevojiten pėr mėsim.
Nė iPad ata po ashtu mund tė shkruajnė edhe skriptet e tyre nga ligjėratat.
Kjo ėshtė shumė mė praktike, ka thėnė pėr agjencinė e lajmeve Reuters 14-vjeēarja Chloe Chen.Arsimtarėt vetėm mund tė na thonė tė shkojmė nė ndonjė faqe interneti dhe ne mund ta vizitojmė dhe fillojmė tė punojmė aty pėr aty, ka shtuar ajo.
Vitin e kaluar moderatorja e shout tė megapopullarizuar secilit prej tė punėsuarve tė saj u ka dhuruar nga njė iPad dhe ēek prej 10.000 dollarėsh.
Dekani i shkollės Nanyang, Seah Hui Yong, ka thėnė se iPad ėshtė pėrzgjedhur sepse ėshtė komplementar pėr metodėn e re tė arsimit i cili studentėve u ofron mė shumė liri qė tė mėsojnė vetvetiu, nė vend se tė mbėshteten ekskluzivisht nė mėsuesit nė klasat tradicionale.