Njė modele italiane, e cila besohet se ėshtė lidhur me sulmuesin e Manchester City-t, Mario Balotelli, tregoi se si Kryeministri Silvio Berlusconi kishte tentuar ti afrohej gjatė njė mbrėmje nė Romė.
Sipas fjalėve tė 29-vjeēares Sara Tommasi, Kryeministri u pėrpoq tė flirtonte me tė gjatė festės sė njė biznesmeni tė rėndėsishėm, nė njė vilė nė kryeqytet.
74-vjeēari Berlusconi iu afrua duke i ofruar fillimisht njė vend pune nė rrjetin e tij tė televizioneve. Ai mė tha se ishte shumė i impresionuar nga paraqitja dhe hiret e mia, deklaroi Tommasi.
Mė pas, filloi tė mė bėnte komplimente, duke mė thėnė se isha shumė e bukur dhe e zgjuar. Mė tha se duhet tė filloja tė merresha me politikė dhe se do tė mė ofronte njė pagė shumė tė mirė.
Silvio ishte shumė i gatshėm pėr tė mė ndihmuar me gjithēka, por unė i thashė qė dua thjesht tė bėhem aktore.
Pas kėtij takimi, Sara vazhdoi tė ftohej nė disa festa, nga vetė Kryeministri, nė festat e organizuara prej tij nė vilėn personale tė Milanos.
Ka shumė vajza tė bukura dhe njerėz tė lidhur me biznesin e spektalit, tė cilėt shkonin me shumė dėshirė nė kėto festa. Unė kam qenė prezente nė njėrėn prej tyre, vazhdoi Tommasi.
Kishte shumė, shumė vajza tė bukura dhe njė pjesė qėndruan atje gjatė tė gjithė natės. Njerėzit hynin e dilnin vazhdimisht nga dhomat, prandaj mund tė ishin duke bėrė gjithēka qė dėshironin.
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ėshtė duke u hetuar pėr akuzėn e pagimit tė marrėdhėnieve seksuale me tė mitura. Nėse kėto akuza do tė vėrtetohen, ai rrezikon deri nė tre vjet burgim.