Kėngėtarja tetovare Besjana Kasami, e njohur nė publik si Big Mama, kėto ditė ndodhet nė Turqi e mė saktėsisht nė Stamboll, ku do tė realizojė videoklipin e kėngės sė parė nė gjuhėn turke. Tani mund tju jap info nė lidhje me punėn e saj nė Stamboll, tregon pėr Panorama plus producenti turk Erkin Karaman, i cili thekson se Big Mama ėshtė duke punuar nė videoklipin e kėngės sė parė nė gjuhėn turke. Big Mama ėshtė nė Stamboll dhe sapo ka dhėnė intervistė pėr revistėn e njohur turke, Huriyet, nė tė cilėn do tė gjendet dhe nė kopertinė qė nga dita e martė. Gjithashtu jemi duke punuar nė klipin e kėngės dhe pasi tė publikohet projekti ajo do tė jetė e pranishme nė njė nga emisionet mė tė shikuara nė Turqi, shton mė tej producenti. Big Mama, gjithashtu ka shfrytėzuar rastin qė tė jetė e pranishme edhe nė njė koncert shumė tė madh qė ėshtė mbajtur nė Stamboll nga kėngėtarja e njohur turke Zeynep Memedim, tė cilėn ka pasur rastin tė njohė mė nga afėr.
Marre nga gazeta panorama