Duket se kėta tė fundit shpeshherė, pėr shkak tė natyrės tipike qė i karakterizon e kanė tė vėshtirė tė dashurojnė ose tė paktėn tė pėrballen me faktin. Ndėrsa femrat, nga ana tjetėr si mė tė drejtpėrdrejta, kureshtare dhe tė sigurta, e kanė mė tė lehtė tė deklarojnė. Cilat janė disa prej arsyeve, dhe detajeve qė i bėjnė meshkujt tė bien vėrtetė nė dashuri. Sipas psikologut David Givens, ka shumė por mė tė rėndėsishmet do vlerėsoheshin dėshira pėr tė mbrojtur, respektimi i privatėsisė, eksplorimi i aventurave, e mbi tė gjitha tė qenit i lirė. Tė dashuruarit ka tė bėjė me nevojat mė natyrale tė meshkujve, tė cilat duhen kuptuar pėrpara se ata tė kenė rėnė nė dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se, kur njė mashkull e kupton nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme ose jo, qė ti je idealja nė tė gjitha nivele e pretenduara, atėherė ai vendos tė deklarojė. Eksitojnė shumė detaje dhe arsye nė fakt, qė i bėjnė meshkujt vėrtetė tė dashurojnė.
Dėshira pėr tė mbrojtur
Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, ėshtė i vėshtirė pėr tu ndryshuar. Njė nga dėshirat mė tė lexueshme tek meshkujt ėshtė dėshira qė kanė pėr tė mbrojtur dhe nxjerrė nė pah forcėn mashkullore. Ajo qė duhet tė bėni ėshtė ti lini tė lirė tė shprehin kėtė pjesė kaq dominante e cila shpeshherė shndėrrohet edhe nė timonin e njė raporti. Sipas psikologut David Givens ajo qė ju sugjerohet femrave ėshtė tė jenė sa mė tė brishta dhe moskundėrshtuese, sepse kjo do tė bėjė tė mundur qė ata tė ndihen sa mė pranė duke treguar edhe instinktin mbrojtės.
Liria, ēelėsi i shumė gjėrave
Ajo qė bėn dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve nė njė raport ėshtė se kėta tė fundit duan tė jenė tė lirė. Aq shumė saqė edhe kur kanė prekur ndjenjat mė tė forta ata kėrkojnė siguri tė brendshme qė identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. Pėr ta qartėsuar mė tepėr, shprehet psikologu David Given, mos prisni qė partneri juaj tė ndryshojė. Ajo qė kėrkon ai ėshtė tė kuptohet prej jush, duke mos kėrcėnuar ndjenjėn e tė qenurit vetvetja. Kjo e bėn atė tė ndihet nė fushėn ku dėshiron tė luajė. Mė pak fjalė, ai duhet tė dijė qė ju nuk jeni zinxhiri i mundshėm, qė nga momenti nė moment mund ta mbėrthejė keqas.
Respektoji privatėsinė
Nė kuadrin e lirisė mashkullore njė tjetėr detaj i rėndėsishėm, qė duhet vlerėsuar ėshtė pikėrisht respektimi i privatėsisė. Kjo ndoshta ėshtė njė nga gjėrat e vėshtira qė vajzat duhet tė bėjnė. Sepse kurioziteti femėror shpeshherė ėshtė i pa limit. Por kujdes. Kurioziteti, sipas shprehjes sė famshme angleze, e vrau edhe macen. Ndaj do tė ishte i pavend kontrolli i telefonatave tė humbura apo mesazheve tė dėrguara nė telefonin e tij. Kjo do cenonte vėrtet privatėsinė e tij. Nė fund tė fundit tė gjithė duan pak privatėsi.
kam folur njeher me nje shokun tim , dhe me ka then fikss te njejtat gjera , sidomos tek dy te parat !