Protestuesit e Partisė Socialiste kane mbėrritur para selisė sė kryeministrisė nė Tiranė. Kryetari i PS, Edi Rama, ėshtė pozicionuar pranė podiumit ku pritet tė mbahen fjalimet e rastit nė kėtė protestė. Mėsohet se janė shtatė qytetarė qė do tė mbajnė fjalime dhe nė fund, do tė jetė kreu i PS, Edi Rama ai qė do ti drejtohet protestuesve.
Kreu i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri, i arrestuar gjatė protestės sė 21 janarit, ka marrė fjalėn i pari, i cili tha se mė 21 janar ishte dhe unė mes atyre qė rrahu policia e Sali Berisha.
"Atė ditė nuk mė rrahėn vetėm mua, por rrahėn tė gjithė minatorėt e Shqipėrisė. Kemi katėr vjet qė kemi zhvilluar 57 protesta dhe greva urie pėr tė drejtat tona.
Kjo qeveri nuk u ul tė diskutojė asnjėherė tė diskutojė kėrkesat tona. Do tė jemi kėtu derisa ta largojmė kėtė diktator. Tė protestojmė pėr kushtet e vėshtira ekonomike dhe varfėrinė nga rritja e ēmimeve. Ėshtė mirė ta kuptosh se tė ka ardhur fundi, ėshtė mirė ta kuptosh se nuk mbahet pushteti duke rrahur protestuesit", u shpreh Xibri para protestuesve