Ēmendoni per egoizmin?
Cte themi.. Ja me kujtohet ajo perralla e lashte e Ezopit me duket. Ishin - thone - tre miq te vjeter ne nje rrjedhe prane kenetes. Dy zogj dhe nje bretkose. Ktheheshin zogjte ne mbremje dhe gjithsecili thoshte historite e tija. Bretkosa..? Cte thoshte e shkreta nga ai vend i baltes. Cte reja?? Vecse zogjte nuk mbaheshin nga hareja. Nuk dinin se cilen histori ti tregonin me pare mikeshes se tyre. Ngelej e shkreta me goje hapur. Shqyente syte dhe thoshte pa pushuar: - Bo, bo..
Nje dite bretkosa po rrinte mendueshem. Mendova dicka tha, dhe zogje degjuan planin. E mencur, - tha njeri nga zogjte. Ne rregull, - thote tjetri, heret ne mengjes do te nisemi. Ishte e thjeshte. Dy zogjte do te merrnin nga nje shkop. Njeri prej zogjve do ta mbante shkopin nga njera ane, kurse tjetri nga ana tjeter. Ndersa bretkosa do ta kafshonte shkopin diku ne mes. Do te fluturonin zogjte, do te ngrihej edhe bretkosa. Mrekulli! Fluturuan keshtu. Shkuan edhe me poshte. Siper detit. Atje pa edhe bretkosa per here te pare anije. Duke u vertitur menduan te fluturonin edhe afer shkolles. Nje femije pa arritjen dhe i habitur mrekullohej.
- Bravo, ja shikoni zogjte sa bukur e menduan...
E degjoi bretkosa kete. E... jo dhe keshtu de.. Ju duk shume e rende. Planin e kishte menduar ajo vete dhe jo zogjte. Femija e preku thelle ne seder dhe e zemeruar bertet: - Une e...!!?? Dhe ndersa thirri, hapi gojen dhe e la shkopin, duke rene e duke u copetuar ne shkembijte..
***
Pe njeri ne jeten e te cilit perulja eshte shfaqje e huaj? E huaj ne sjelljen dhe ne mardheniet me te tjeret. E huaj ne sjelljen e tij, ne mardheniet e tij me te tjeret apo ne rruget e ecjes se tij? E atehere ta dish dhe te jesh i sigurte se ky njeri i mjere: - Nuk njeh veten e tij...
A duhet nje njeri te jete egoist? Apo me mire te themi, ka ndonje njesi matese per egoizmin?