Janė shpikur xhinset e para nė botė qė janė nė gjendje tė luftojnė nė mėnyrė automatike shfaqjen e celulitit, lajmėroi sot revista Vanity Fair.
Sipas rezultateve qė ofrojnė shpikėsit e kėtyre xhinseve tė rralla, nėse ato mbahen vazhdimisht pėr 28 ditė, duke i hequr pėr ti larė njė herė nė gjashtė ditė, perimetri i kofshėve do tė reduktohet me 1,8 centimetra.
Njėkohėsisht, xhinset shėrbejnė edhe pėr tė bėrė qė lėkura tė duket mė e tendosur, duke pėrmirėsuar kėshtu edhe efektin e saj viziv.
Njė shpikje e disa krijuesve italianė, xhinset janė tė pajisura me mikrokapsula, tė cilat lėshojnė gjatė ecjes, substanca tė vogla kafeine dhe vitamine E, tė cilat favorizojnė qarkullimin mė tė mirė tė gjakut nė kapilarė dhe luftojnė shfaqjen e celulitit.
Substanca qė pėrmbajnė xhinset do tė zhduket pas katėr javėsh, por ato janė tė rikarikueshme, nėpėrmjet njė flakoni prej 50 mililitrash, qė do tė dalė nė shitje sė shpejti, sė bashku me xhinset.