Kėngėtarja amerikane, Jennifer Lopez, humbi kontrollin dhe shpėrtheu nė tė qara, ndėrsa kuptoi se i preferuari i saj nė American Idol duhet tė largohej nga spektakli.
Portorikania ėshtė njė antare e panelit prej tre persona nė jurinė e programit tė ngjashėm me Albanians Got Talent.
Ndėrsa njė konkurent i quajtur Chris Medina u eliminua, Lopez nuk mundi tė pėrmbahej dhe shpėrtheu nė ngashėrime.
Medina fitoi zemrėn e Jennifer-it dhe publikut, me historinė e tė fejuarės sė tij Juliana, e cila pėsoi dėmtime tė parikuperueshme nė tru nė njė aksident me makinė, pak pėrpara martesės sė tyre nė vitin 2009.
E lidhur me njė karrige me rrota dhe me pajisje qė e mbajnė gjallė, ajo ka nevojė sot pėr pėrkujdesjen 24-orėshe tė nėnės sė saj dhe Medinės.
Megjithatė, ndėrsa Chris nuk ishte aq i mirė sa pėr tu pėrfshirė nė listėn e 24 mė tė mirėve amerikanė, Jennifer nuk mundi tė pėrmbante lotėt, ndėrsa tha live se nuk donte tė bėnte mė punėn e gjyqtares.
Ajo u ngushėllua nga gjyqtyrėt e tjerė tė panelit, Steven Tyler dhe Randy Jackson.