Sot pasdite pritet lansimi i gjeneratės sė dytė tė tabletit tė kompanisė Apple, iPad 2, mirėpo shumica prej atyre qė tashmė e posedojnė modelin “e vjetėr” tė kėtij tableti, shtrojnė pyetjen nėse ia vlen qė ta blejnė versionin e ri tė azhurnuar, iPad 2.

Sipas asaj qė ėshtė thėnė deri mė tani, modeli i ri i tabletit tė Apple do tė vijė nė dizajn mė tė hollė, ndėrsa risitė nė modelin e ri janė kamera e integruar, procesori i ri, dhe mė shumė hapėsirė magazinimi.

Njė analizė e bėrė nga faqja “Cult of Mac” thotė se iPad 2 do tė ketė shumė pak dallim nga versioni paraprak, ndėrsa ata paralajmėrojnė se versioni i cili me tė vėrtetė do tė jetė i mahnitshėm do tė jetė ai i iPad 3.

Pėr mė shumė, analiza e “Cult of Mac” e quan tabletin e ri tė Apple vetėm njė freskim, i cili ėshtė i ngjashėm me atė qė Apple e pati bėrė me iPhone 3G dhe iPhone 3GS, ndėrsa i njėjti burim thotė se iPad 3 do tė dalė gjatė kėtij viti, dhe i njėjti do ta bėjė dallimin e vėrtetė me versionin e parė tė kėtij tableti.