Receta Gatimi

Ja si u aksidentua Emmy


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Ja si u aksidentua Emmy




    Kane filluar te zbardhen rrethanat e aksidentit si pasoje e te cilit nderroi jete Emmy.

    Policia dhe grupi i hetimit kanė sekuestruar imazhet e marra nga kamerat e sigurisė sė lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet qė janė regjistruar natėn e sė shtunės duke gdhirė dita e diel, konsiderohen si njė provė e rėndėsishme pėr ngjarjen.
    Imazhet pėrputhen edhe me deklarimet qė ka dhėnė nė polici njė prej rojeve tė parkingut, i cili ka parė gjithēka qė ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė sė dielės, mė 27 shkurt.

    Nė bazė tė pamjeve filmike, dėshmisė sė rojės sė parkingut, gjurmėve qė kanė lėnė gomat e makinės tip “Tuareg” nė asfalt, frenimi dhe vendi ku ėshtė gjetur e plagosur rėndė Emmy, grupi hetimor ka rindėrtuar skenėn e vrasjes sė Emmy-t, ben te ditur ''Panorama''.

    Nga lokali “Venue”, ku tė shtunėn nė mbrėmje kėndonte kėngėtarja Dafina Zeqiri, fillimisht ka dalė biznesmeni Aziz Kelmendi, i shoqėruar nga e dashura e tij, Persida I.
    Disa sekonda pas tyre, nga lokali ka dalė edhe kėngėtarja Elsina Hidersha, e cila ėshtė drejtuar menjėherė tek makina e biznesmenit, duke tentuar tė hapė derėn, nė anėn e majtė tė makinės, krahu i shoferit.
    Nė kėtė moment, Kelmendi ka mbyllur siguresat e tė gjitha dyerve tė makinės, nė mėnyrė qė ajo tė mos hipte. Pasi ka mbyllur dyert, ka hapur vetėm disa centimetra xhamin e derės sė drejtuesit tė mjetit.

    Nė kėtė moment, Emmy ėshtė kapur tek xhami i makinės me tė dyja duart. Kelmendi ka mbyllur xhamin e derės duke i zėnė gishtat dhe nė kėtė mėnyrė Emmy nuk ka lėvizur dot.
    Mė pas, i ka dhėnė gaz makinės dhe ka lėvizur me shpejtėsi nga “Venue”, nė drejtim tė kryqėzimit tė “Varrit tė Bamit”. Roja i parkingut ka deklaruar se pėrreth 100 metra kėngėtarja ėshtė tėrhequr zvarrė me makinė. Sipas tij, drejtuesi i mjetit ka ecur me shpejtėsi dhe gjatė rrugės ka manovruar disa herė, nė mėnyrė qė kėngėtarja tė shkėputej nga makina.

    Ajo ka rėnė vetėm nė momentin e frenimit dhe pasi trupi ėshtė shkėputur nga makina, goma e pasme e mjetit i ka kaluar sipėr kėmbės. Ky fakt vėrtetohet edhe nga raporti mjeko-ligjor.

    Pas kėtij momenti, Kelmendi ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes dhe mėsohet se ka dėrguar tė dashurėn e tij nė hotel, pėr t’u rikthyer sėrish aty, ku sipas tij ndodhi aksidenti dhe ka lajmėruar policinė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    bobo sa gjynaf! sa paska vuajt e shkreta!!!!!

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Gjynah bo si qenka

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-03-2011, 02:00 PM
  2. Ndėrroi jetė kėngėtarja shqiptare Emmy
    Nga lovee nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 04:57 PM