Receta Gatimi

Tėrmeti, Japonia u zhvendos 4 metra


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Tėrmeti, Japonia u zhvendos 4 metra



    Shkencėtarėt kanė ribėrė llogaritė pėr fuqinė dhe pasojat e tėrmetit tė Japonise. Vendi-ishull ėshtė zhvendour jo 1.5 metra sic u tha nė fillim, por plot katėr metra nga pozicioni i mėparshėm.

    Ndėrsa aksi i planetit tonė ka lėvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtėsinė e rrotullimit tė tij, por efekti nė gjatėsinė e ditės ėshtė i pallogaritshėm.

    Tė dhėnat e gati 1200 stacioneve monitoruese tė pėrmbledhura nga rrjeti GeoNet, tregojnė se lėkundjet katastrofike tė tokės kanė shkaktuar njė zhvendojse masive. Pėr insitutin gjeologjik britanik kjo nuk ėshtė dicka e pazakontė pas njė tėrmeti kaq tė fuqishėm. Tėrmeti me tė gjitha gjasat, lėvizi edhe aksin e tokės me rreth 16 cm cka e bėn planetin tė rrotullohet rreth vetes mė shpejt. Shkurtimi i ditės qė vjen si pasojė e njė ndryshimi tė tillė ėshtė i papėrfillshėm, 1.8 tė miliontat e njė sekondi.

    Agjencia meterologjike e Japonisė propozoi rishikimin e magnitudės sė tėrmetit tė sė premtes prej 9 ballėsh. Kjo do ta bėnte tėrmetin e 5 mė tė madh qė nga fillimi i regjistrimeve, por agjencitė e tjera nuk janė pėrgjigjur.

    Njė ekspert britanik shpjegon se tėrmeti ndodhi pėrgjatė dy pllakave tektonike, asaj tė Paqėsorit nė Lindje dhe asaj qė shumė gjeologė e shohin si zgjatim tė pllakės amerikano-veriore nė Perėndim. Pllaka e Paqėsorit po lėviz drejt Perėndimit pikėrisht poshtė Japonisė. Pėrplasja mes pllakave i dha njė goditje fundit tė detit qė zhvendosi sasi gjigante uji duke prodhuar dallgėn shkatėrrimtare 10 metėr tė lartė dhe mesa duket edhe njė zhvendosje tė Japonisė.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    29
    Wow paska ik 4 metra

  3. #3
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Pasojat e ketij termeti do ndihen me vone.......
    Per momentin shqetesuese ngelet zhvendosja e polit magnetik te tokes drejt siberise, me shpejtesi te madhe.
    Anomalite qe sjelle nje fenomen i tille kane filluar te ndihen.
    Problem do te jene zogjte shtegtare qe orientohen me busull biologjike.
    Askush nuk mund te flase me shifra te sakta per momentin............

  4. #4
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    cdo dite e me keq

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Japonia, vendi i beqarėve
    Nga vaaldr1n nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-12-2011, 09:22 PM
  2. Japonia i jep Kosovės rreth pesė milionė euro pėr mbeturinat
    Nga gjendar nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2011, 01:30 PM
  3. Japonia goditet nga tėrmetet dhe tsunami
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-03-2011, 11:16 PM
  4. Xhami Dragontrail nga Japonia
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 01:39 PM
  5. Termeti trondit Kilin
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 04:35 PM