Ekzistojnė pesė arsye pėrse pėrdorimi i kafes ėshtė i dobishėm pėr shėndetin e njeriut. Revista amerikane Eatwell Magazine ofroi sot shpjegimet pėrse ėshtė mirė tė pėrdorėsh kafen, por gjithmonė nė doza tė moderuara.
1. Ul riskun pėr infarkt. Pirėsit e moderuar tė kafesė, ata qė konsumojnė nga njė deri nė tre kafe nė ditė, kanė risk mė tė ulėt pėr tu prekur nga infarkti se sa ata qė nuk e konsumojnė kafenė. Antioksiduesit qė pėrmban kafja e bėjnė atė tė dobishme pėr zemrėn.
2. Lufton diabetin. Antioksiduesit qė pėrmban substanca janė nė gjendje tė rrisin ndjeshmėrinė e qelizave tė trupit ndaj insulinės, duke bėrė trupin mė nė gjendje tė vetėrregullojė nivelin e sheqerit nė gjak. Njė studim tregon se ata qė pinė katėr ose mė shumė kafe nė ditė kanė mė pak risk pėr tu prekur prej diabetit tė llojit tė dytė.
3. I bėn mirė mėlēisė. Ndonėse nė kėtė fushė studimet nuk janė shumė tė thelluara, ka njė statistikė qė tregon se pėrdoruesit e kafesė janė mė pak tė prekur prej ēirozės se sa ata qė nuk e pėrdorin atė.
4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e njė deri nė pesė kafe (ndonėse nuk rekomandohet m shumė se tre), shėrben pėr tė ulur rrezikun e prekjes nga sėmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Pėrbėrėsit e kafes ndihmojnė neurotransmetuesit tė funksionojnė mė mirė.
5. Qetėson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozės ditore tė kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnė se kafeina e ndodhur nė 200 miligramė kafe ėshtė nė gjendje tė qetėsojė dhembjet trupore, pėrfshi atė tė migrenės.