Bruksel, 9 mars -Nё vendet e Bashkimit Evropian mė 1 mars ёshtё ndėrprerė prodhimi i shisheve pёr foshnja, tė cilat nё pёrbёrje kanė edhe elementin e diskutueshёm kimik bisfenolin A-BPA, i cili pёrdoret nё prodhimin e plastikёs pёr produktet ushqimore.
Edhe pse ende nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht efekti i dėmshėm i BPA, BE-ja me direktivё tё lёshuar nё janar si masё sigurie dhe preventive ka ndaluar nё tregun e vet shitjen dhe importin e shisheve tё prodhuara nga ky material, pėrcjellin mediet franceze.
Ekspertёt kanё tёrhequr vёrejtjen se, gjatё nxehjes sё kёtyre shisheve, molekulat e BPA mund tё lirohen nё qumёshtin i cili gjendet nё to, dhe dyshohet qё kёto substanca ndikojnё negativisht nё zhvillimin dhe sistemin e imunitetit tё fёmijёve, dhe madje mund tё nxisin edhe shfaqjen e tumoreve. Shitja e shisheve nga BPA mё herёt ёshtё ndaluar nё Kanada, Australi dhe nė disa vende amerikane.