Mesazhi origjinal i postuar nga
kuklla
Nuk e di pse keto dite jam e rethuar nga nje trishtim i lehte,nga nje nostalgji jo fort e kendeshme dhe emozione te pashpjegueshme ose me mire te pakuptueshme.Nga nje telefonate e larget nga nje bisede e bere diku,nga nje fjali e thene pas kaq vitesh jam zhytur ne keto ndjenja qe me turbullojne qetesine dhe te sotmen.
‘’Ai me ka dashur me te vertete’’ keto fjale i degjoj per here te pare nga ai thene dikujt,nuk kisha imagjinuar asnjehere se ai do te dorzonte ndjenjat e tij.Sot pas 11 vjetesh te njohjes sone dhe 8 vjet qe jemi ndare,8 vjet qe secili nga ne ka vazhduar jeten dhe ka krijuar familien e tij,i kemi vene kapak se kaluares,Keto fjale te papritura per mua me shpartallojne nga akuzat, qendrimi qe mbaja dhe ndjenjat ndaj tij.
Kalova pa dashur ne emozione te trazuara.
Edija qe gjithmone do e sfidoja dhe me jeten time deri me sot gjithmone e kam sfiduar,duke e ditur se ai eshte atje si dikur,eshte i vetmi njeri qe me mendon,me kujton pa dashur edhe se une kam ikur nga ai qytet prej 8 vjetesh jam akoma aty dua apo s’dua se aty ashte dhe ai,ishte triumfi im mbi ate qytet fjalesh dhe zilie.
Sot di qe dhe ti do te ikesh,nuk do te jesh me aty dhe une nuk te sfidoj dot me ,pasi ti do jesh largur,nuk do te ndjekesh me bisedat dhe komentet reth meje nga te njohurit e perbashket qe tek ai qytet jane shume,nuk do jesh atje te me presesh me apo pa dashje kur kthehem.
Me vjen keq por sfida ime mori fund,nga nje telefonate,nje bisede,nje fjali:’’ai te ka dashur me te vertete shume’’dhe mbreteria e sfides te egoizmit tim mori fund.
22.01.2005