Mbizotėron bindja se nė ēdo 15 lidhje martesore, njėrės prej tyre nuk iu dhurohet fėmijė pėr shkak tė njė prej problemeve tė sterilitetit, ku nė 60% tė rasteve tė tilla, problemi qėndron te burri. Pėr tė njohur shkakun qė fshihet pas kėsaj, sė pari duhet kuptuar anatomia dhe mekanizmi i funksionimit tė aparatit riprodhues tek meshkujt.
Mosekzistenca e spermatozoidėve nė lėngun spermatik, gjė e cila ndodh nė dy raste kryesore:
a) Kur shkatėrrohen gypat seminifere qė prodhojnė spermatozoidet, si rezultat i ndonjė sėmundjeje, megjithėse ndodh rralė qė testikujt e fėmijės tė zhvillohen pa prezencėn e gypave prodhues tė spermatozoidėve. Edhe mund tė ndodhė, por shumė rrallė. Ajo qė ėshtė mė e pėrhapur, ėshtė se prishja e gypave tė spermatozoideve nė mėnyrė dytėsore si pasojė e ndonjė sėmundje ndodh zakonisht nė moshat 15-30 vjeē, dhe sėmundja mė e rrezikshme prej kėtyre ėshtė infeksioni i gjendrės sė pėshtymės (shytave). Megjithėse shytat para fazės sė pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnė ndonjė infeksion nė testikuj, por mundėsia e prekjes sė njėrit apo tė dy testikujve ėshtė e madhe kur ndodh sėmundje virale pas moshės sė pubertitetit. Kurse sėmundjet e tjera mė pak tė rrezikshme qė mund tė ēojnė nė prishjen e qelizave tė spermatozoideve, janė sėmundje tė tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh mė shpesh me prezencėn e kėtyre tre sėmundjeve.
b) Kur spermatozoidet janė tė pafuqishme pėr t’u liruar nga testikujt, edhe pse nė formė mund tė jenė normale. Bllokimi i gypave seminifere qė prodhojnė spermatozoidet ėshtė shkaku kryesor pėr kėtė.
2. Numri i pakėt i spermatozoideve nė lėngun spermatik.
Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet numri i mjaftueshėm i spermatozoideve pėr tė ndodhur shtatzania, pėr arsye se kjo varet nga shumė faktorė. Numri mė i ulėt i spermatozoideve brenda normave normale nė njė ml. lėng spermatik pėrcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidė, por me kusht qė lėvizja e tyre tė jetė normale, dhe megjithatė nuk mund tė pėrcaktohet numri mė i ulėt i mundshėm pėr mundėsinė e shtatzanisė, por sa mė shumė tė ulet numri i tyre, aq mė shumė ulet mundėsia pėr pjellori, dhe nėse numri i spermatozoideve ulet nė 10 milion nė njė ml., mundėsia e shtatzanisė ėshtė thuajse e parealizueshme, por megjithatė, nuk humbet totalisht.
3. Kur numri i spermatozoidėve ėshtė i mjaftueshėm, por ato nuk lėvizin ashtu si duhet. Spermatozoidet e rritur karakterizohen pėr bishtin e tyre qė i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato pėrpara nė formė spirale dhe me shpejtėsi, dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr spermatozoidin qė ka pėr tė pėrshkuar njė distancė tė gjatė deri te veza pėr ta pllenuar atė. Sipas specialistėve, lėvizja e spermatozoidėve ėshtė mė e rėndėsishme se numri i tyre pėr tė qenė i mundur pllenimi.
Disa prej faktorėve kryesorė nė pengojnė prodhimin e spermatozoideve janė:
1. Temperatura e ulėt. Nėse temperatura e testikujve ėshtė 4-5 gradė mė e ulėt se ajo e trupit, ky ėshtė njė faktor i qartė pėr mosprodhimin e spermatozoideve. Nėse testikujt i ballafaqohen pėr njė kohė tė gjatė me njė temperaturė sa ajo e trupit apo mė e lartė se ajo, aktiviteti i prodhimit tė spermaatozoideve do tė ngadalėsohej ose ndoshta do tė ndalonte protėsisht, dhe nėse ulet kjo temperaturė e lartė, prodhimi i tyre kthehet nė normalitet brenda njė periudhe kohore prej tre muajsh.
2. Sėmundja akute e shoqėruar me ethe, si dhe sėmundjet virale, si Hepatiti viral, shkaktojnė ulje tė ndjeshme nė prodhimin e spermatozoideve.
3. Testikujt e ngjitur, siē ndodh tek rreth 5% e tė posalindurve meshkuj me njė apo me dy testikuj tė ngjitur me qeskėn qė i mban ato, dhe nėse nuk bėhet ndėrhyrje kirurgjikale brenda moshės 5 vjeē nė kėtė rast, kjo do tė ndikonte shumė nė uljen e numrit tė spermatozoideve qė mund tė prodhojnė testikujt.
4. Prekja nga sėmundja e diabetit, nėse ėshtė e theksuar, ajo ndikon nė sterilitet, sit e burrat edhe te gratė.
5. Radioskopitė. Qelizat qė prodhojnė spermatozoidet janė qelizat mė tė shumta tė trupit qė ndikohen nga rrezet radioskopike, dhe rreziku mund tė jetė katastrofik, sa do e vogėl qė tė jetė sasia e marrė prej tyre.
6. Lėndėt narkotike, droga.
7. Varicet nė qeskėn e testikujve, luajnė gjithashtu rol nė zvogėlimin e numrit tė spermatozoideve, nė tė dy testikujt dhe jo vetėm nė majtin, ku ndodhin zakonisht varicet.