Njė skuadėr arkitektėsh, inxhinjerėsh dhe projektuesish amerikanė kanė ndėrtuar skicėn e asaj qė do tė jetė arka moderne e Noesė, zbuloi njė revistė amerikane.
Struktura gjigante nė formė trekėndėshi do tė jetė 350 metra e lartė dhe 600 metra e gjerė, nė gjendje qė ti rezistojė edhe shkatėrrimeve mė tė fuqishme nė Tokė. Ajo mund tė ofrojė strehim deri pėr 40 mijė persona.
E quajtur Noah, struktura lindi nga fantazia e arkitektit tė quajtur Kevin Schopfer, pas tragjedisė sė uraganit Katrina, qė shkatėroi tėrėsisht qytetin e Nju Orlinsit nė SHBA, nė vitin 2005.
Objekti i tij duhet tė ndėrtohet pranė lumit tė Misisipit dhe do tė jetė nė gjendje ti ofrojė siguri fizike e psikologjike banorėve ende tė traumatizuar tė Nju Orlinsit.
Nė brendėsinė e saj, arka e Noes do tė ketė 20 mijė apartamente, 3 hotele, njė spital, shkolla, por edhe kinema e kazino.
Zgjedhja e njė strukture trekėndore me njė hapėsirė tė gjerė nė mes ėshtė bėrė sepse kėshtu ndėrtesa do tė jetė nė gjendje ti rezistojė mė mirė erarave edhe mbi 200 kilometra nė orė.
Ajo do tė marrė energji falė paneleve diellore, ndėrsa uji i pijshėm do tė sigurohet nga pastruesit kimikė tė jashtėqitjeve dhe urinės sė njeriut.