Shkencėtarėt kanė ribėrė llogaritė pėr fuqinė dhe pasojat e tėrmetit tė Japonise. Vendi-ishull ėshtė zhvendour jo 1.5 metra sic u tha nė fillim, por plot katėr metra nga pozicioni i mėparshėm.
Ndėrsa aksi i planetit tonė ka lėvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtėsinė e rrotullimit tė tij, por efekti nė gjatėsinė e ditės ėshtė i pallogaritshėm.
Tė dhėnat e gati 1200 stacioneve monitoruese tė pėrmbledhura nga rrjeti GeoNet, tregojnė se lėkundjet katastrofike tė tokės kanė shkaktuar njė zhvendojse masive. Pėr insitutin gjeologjik britanik kjo nuk ėshtė dicka e pazakontė pas njė tėrmeti kaq tė fuqishėm. Tėrmeti me tė gjitha gjasat, lėvizi edhe aksin e tokės me rreth 16 cm cka e bėn planetin tė rrotullohet rreth vetes mė shpejt. Shkurtimi i ditės qė vjen si pasojė e njė ndryshimi tė tillė ėshtė i papėrfillshėm, 1.8 tė miliontat e njė sekondi.
Agjencia meterologjike e Japonisė propozoi rishikimin e magnitudės sė tėrmetit tė sė premtes prej 9 ballėsh. Kjo do ta bėnte tėrmetin e 5 mė tė madh qė nga fillimi i regjistrimeve, por agjencitė e tjera nuk janė pėrgjigjur.
Njė ekspert britanik shpjegon se tėrmeti ndodhi pėrgjatė dy pllakave tektonike, asaj tė Paqėsorit nė Lindje dhe asaj qė shumė gjeologė e shohin si zgjatim tė pllakės amerikano-veriore nė Perėndim. Pllaka e Paqėsorit po lėviz drejt Perėndimit pikėrisht poshtė Japonisė. Pėrplasja mes pllakave i dha njė goditje fundit tė detit qė zhvendosi sasi gjigante uji duke prodhuar dallgėn shkatėrrimtare 10 metėr tė lartė dhe mesa duket edhe njė zhvendosje tė Japonisė.