Nėse nuk doni qė tju mbajė mend ndonjė sorrė, mendoni mirė para se ta shikoni ndonjėrėn. Sepse ju nuk do ta mbani mend atė, por ajo juve po. Shkencėtarėt kanė dėshmuar qė sorrat i njohin njerėzit edhe kur mbajnė maska, dhe nuk i mbajnė mend vetėm individėt, por edhe grupet. Ėshtė mirė qė as tė mos ti qortoni, sepse e mbajnė mend edhe kėtė. Edhe pse ne nuk mundemi ti dallojmė, ato dallojnė njėra-tjetrėn, por madje edhe paralajmėrojnė njėra-tjetrėn pėr rreziqet e mundshme, dhe shumė shpejt tė gjitha sorrat e dinė se kė duhet shmangur.
Ndėrsa informatat e tilla transmetohen me krakėllima. Prandaj edhe ata tė cilėt kurrė nuk kanė qenė dėshmitarė tė rreziqeve, dinė se kė duhet tė kenė kujdes. Por sorrat kanė edhe kujtesė shumė tė mirė. Dihet tashmė qė dinė tė ndryshojnė tėrė rrugėn e migrimit pėr tė shmangur vendet ku dikur ėshtė vrarė vetėm njė sorrė. Madje edhe mė vonė me gjenerata kujtojnė shtėpinė ku ėshtė vrarė ndonjė sorrė dhe shmangen me tė madhe.
Planifikojnė me mendjemprehtėsi
Derisa sorrat pėrgatisin ushqimin pėr kohė krize, me vėmendje pėrcjellin tė gjithė qė i shikojnė. Edhe pse shtiren qė janė duke e pėrgatitur, nė tė vėrtetė e fshehin nėn pendla dhe pastaj e fshehin nė njė vend tjetėr.
U pėrshtaten njerėzve
Sorrat vrojtojnė se si funksionon bota dhe kėtė gjė e shfrytėzojnė. Pėr shembull, ndjekin pastruesit nė pėrpjekje pėr tė marrė ushqim, por edhe i gjuajnė arrat nga lartėsia, sepse e dinė qė do tė thyhen.
Konstruktojnė mjetin e tyre
Sorrat nga New Caledonia dinė tė pėrdorin materialet pėr tė siguruar ushqim. Kėshtu lakojnė telat, bashkojnė shkopinjtė apo me ta dėbojnė termitet nga drunjtė dhe po ashtu i zgjidhin edhe problemet pėr tė arritur deri te ushqimi.