Problemet e marrėdhėnieve
Mosmarrėveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit, mund tė krijojnė konflikte serioze nė marrėdhėniet intime. Pavarėsisht nga shkaku, njė nivel i caktuar stresi dhe konflikti ėshtė i pashmangshėm kur njerėzit kanė lidhje tė forta emocionale me njėri-tjetrin, sidomos kur jetojnė bashkė. Nga natyra e tyre, marrėdhėniet intime krijojnė konflikte midis dėshirės sė ēdo partneri pėr pavarėsi kundrejt dėshirės pėr afėrsi, midis nevojės pėr tė qenė i hapur dhe i sinqertė, dhe nevojės pėr privaci, midis dėshirės pėr veprime tė parashikuara dhe asaj pėr tė provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerėz zbulojnė se janė tė ndryshėm nė njė sėrė qėndrimesh, vlerash dhe preferencash, fillojnė tė shfaqin ndjenja negative. Dukuri tė tilla ndodhin shpesh nė lidhjet e bazuara nė dashuri pasionante. Kur dashuria ėshtė e verbėr, emocionet kanė njė pushtet tė tillė qė zotėrojnė gjithēka dhe nuk lejojnė vėmendjen qė tė dallojė detaje tė papranueshme. Dallimet mund tė jenė fatale pėr marrėdhėniet intime, por ato mund tė jenė mė pak tė dėmshme kur zbulohen nė fazat e para tė marrėdhėnieve sesa mė vone, ose pas martese. Ndonjėherė dallimet kuptohen qartė, por njėri nga partnerėt ecėn me shpresėn se tjetri do tė ndryshojė. Kjo ėshtė njė karrocė mbrojtėse nga ndryshimet, por e pėrkohshme, sepse periudha e mėvonshme (martesa) nuk ėshtė magjike. Ka dallime qė shfaqen nė periudhėn pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund tė shmangen. Nė kėto raste ngjashmėritė e fillimit kthehen nė dallime. Kur bashkėshortja vendos qė ti pėrkushtohet me pasion karrierės, por mė vonė tė jetė njė amvisė shembullore, kjo krijon diferenca nė qėndrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shumė i madh i bashkėshortes pėr jetėn brenda shtėpisė mund tė jetė burim konflikti pėr burrin e befasuar nga ndryshimet.